Friday, 24 November, 2017

 Nxënësja Adea Ahmeti e suksesshme edhe në sportin e notit

Jo vetëm që është nxënëse e zellshme dhe  e suksesshme në mësime, zellin dhe sukseset Adea e klasës sonë, IV/2 i vazhdon edhe në sportin e notit. Ajo në kampionatin e parë të notit, organizuar nga Federata e Notit të Kosovës, mori çmimin e dytë në kategorinë e pionierëve.  Dhe, për këtë, jemi të gëzuar të gjithë, por gëzimin më të madh e shfaq vetë ajo dhe e shpreh me fjalët e saja.

“Që të gëzosh shëndet të mirë, nuk mjafton të ruash higjienën dhe të ushqehesh mirë. Përveç punës, trupi dhe mendja e çdo njeriu ka nevojë për lojë, ushtrime dhe sport. Sporti e forcon trupin dhe mendjen. Çdo fëmijë duhet të merret me veprimtari sportive. Lojërat dhe sporti duhet të praktikohen sa më shpesh, sepse ato na bëjnë jo vetëm të fortë, por edhe na argëtojnë.”

Adeas i urojmë suksese të tjera dhe e falënderojmë për këshillat e vlefshme për rëndësinë e sportit!

Adea1 Adea2 Adea3 Adea4