Wednesday, 14 November, 2018

Koha për klube

Në  shkollën ‘’Mileniumi i Tretë’’ tashmë kanë filluan të funksionojnë klubet. Kështu i kemi emërtuar aktivitetet relaksuese të ditës së premte, të cilat zhvillohen përgjatë dy orëve të fundit, të cilat janë ndarë vetëm për kënaqësi dhe relaksim. Ҫdo nxënës i përket një klubi në të cilin mund të shprehë pasionin dhe talentin e vet si dhe krijon shoqëri të re. Ka klube nga më të ndryshmet ku nxënësi mund të ndihet rehat edhe pse nxënësit janë nga moshat dhe klasat e ndryshme. Klubet kanë për qëllim të zhvillojnë anën kreative të nxënësit e me raste ata të zbulojnë talente të reja brenda vetes. Përmes klubeve formojmë lidhje më të ngushta me arsimtarët, të cilët, duhet thënë se janë të veçantë e të mrekullueshëm. Gjithashtu lirisht shprehim dëshirat dhe mendimet tona.

 Klubet këtë vit janë:

  • Revista M3
  • Lojërat në internet
  • Futbolli
  • Biologët e rinj
  • Ted Talks
  • Shahu
  • Arts and Crafts
  • Përjeto shijen artistike
  • Cheerleaders
  • Klubi i ndërmjetësimit midis bashkëmoshatarëve
  • Klubi i leximit
    dhe
  • Ping-Pong-u.

nxeneset IMG_4140 IMG_4139