Monday, 20 November, 2017

Japim një dhuratë – dhurojmë një buzëqeshje

Ishte një ndjenjë  e veçantë të shohësh nxënësit e shkollës “Azemi e Salihu” – Dabishevc se si ishin rreshtuar për ti pritur moshatarët e tyre. Nxënësit e klasave të katërta të shkollës sonë  të udhëhequr nga ndjenja e humanitetit dhe solidaritetit u përcaktuan që ta realizojnë një projekt me qëllim bamirësie.  Ata sollën nga një dhuratë për moshatarët  e tyre. Edhe në këtë projekt nuk mungoi përkrahja e prindërve.  Realizimi i një projekti të tillë nga vet fëmijët është  rrezatim i ndjenjës  së solidaritetit njerëzor dhe mbështetjes së tjetrit që është në vështirësi e në nevojë. Kjo ndjenjë më së miri do të kultivohet me shembullin e veprimit konkret, madje duke nisur që nga mosha e re.

Prandaj,  këtë ditë të gjithë dukeshin të buzëqeshur dhe të lumtur. Në veçanti  dukeshin të kënaqur e të buzëqeshur nxënësit  e shkollës “Azemi e Salihu” për dhuratën e vogël por shumë e vlefshme nga bashkëmoshatarët e tyre.

1 2 3 5 6 7 8 9 10