Monday, 19 November, 2018

Vizita në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Pjetër Bogdani”

Më datë 26.09.2014 klasat e dyta në kuadër të temës mujore, vizituan Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës . Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën rastin të njihen me ambientin fizik të një biblioteke universitare, me mënyrën e anëtarësimit dhe me rregullat që duhet patjetër t’u përmbahemi që nga momenti kur futemi në bibliotekë si dhe me pasurinë e bibliotekës.

Me qetësi dhe me kureshtje të madhe ata vizituan sallën e leximit, ku panë shumë studentë duke lexuar, vizituan gjithashtu edhe amfiteatrin e bibliotekës në të cilin mbahen promovimet e shumë librave.

Nxënësit treguan për librat e fundit që kanë lexuar, si dhe bënë shumë pyetje të cilave iu përgjigj me shumë dashuri zonja Zylfije Rexhepi, informatore në departamentin e informacionit të BKK-së.