Monday, 20 November, 2017

Vizitë në qytetin e Vushtrrisë dhe në Trepçë

Nxënësit e shkollës sonë bashkë me mësimdhënësen e gjeografisë, Zymryte Avdiu dhe me atë të historisë, Alketa Hasani, realizuan vizitë me karakter mësimor në qytetin antik të Vushtrrisë dhe në Muzeun e Mineraleve në Trepcë të Mitrovicës.

Daljet e tilla në mënyrë të organizuar për nxënësit janë gjithnjë me interes, mirëpo kjo e sotmja  ishte vërtet frymëzuese. Në qytetin e Vushtrrisë, i cili më herët është quajtur Vicianum, nxënësit vizituan Kalanë e qytetit, duke u njohur për së afërmi me karakteristikat e kësaj Kalaje aq të vjetër të stilit urban. Ndalesa e radhës u bë në bibliotekë dhe në Muzeun Etnologjik, për të vazhduar pastaj drejt Hamamit të qytetit dhe Urës së Gurit.  Prandaj gjithë këto monumente të trashëgimisë e bëjnë qytetin të jetë me vlera kulturore. Gjatë gjithë kohës nxënësit morën informacione nga znj. Shukrane, e cila pa përtese fliste me secilin me shumë dashamirësi.

Më pas udhëtimi vazhdoi drejt qytetit të Mitrovicës, për t’u ndalur në minierën e Trepçës dhe në Muzeun e Mineraleve. Aty nxënësit panë për së afërmi një nga pasuritë e shtetit tonë. Nga këto vizita nxënësit kuptuan se këto vlera të trashëgimisë sonë dhe pasuri duhen ruajtur me fanatizëm, pasi bashkë me karakteristika të tjera përbëjnë identitetin tonë kombëtar.

IMG_4274 IMG_4281 IMG_4282 IMG_4294 IMG_4302 IMG_4313 IMG_4316 IMG_4321 IMG_4328 IMG_4334 IMG_4337 IMG_4338 IMG_4342 IMG_4355 IMG_4359 IMG_4367 IMG_4387 IMG_4389 IMG_4398 IMG_4402 IMG_4408 IMG_4440 IMG_4444 IMG_4448