Saturday, 20 October, 2018

Mësojmë përmes vizitës për prodhuesit dhe konsumatorët

Vizitë e klasave të katërta në fabrikën e drurit “Lesna”

A është e lehtë të jesh prodhues i mirë? A është e lehtë të gjesh konsumatorë? Për këto dy pyetje kureshtja jonë vloi derisa udhëheqësit e fabrikës së drurit “Lesna” na dhanë përgjigje dhe na informuan në hollësi edhe për mënyrën se si ata e përgatisin planin dhe e realizojnë prodhimin e produkteve të drurit.

Këtë na demonstruan edhe praktikisht me procesin e prodhimit të dollapit. Përveç realizimit të vizitës dhe mikpritjes nga prindërit e klasës IV-2, Elma dhe Bashkim Deshishku, për të cilën jemi shumë falënderues morëm si dhuratë edhe dollapin e prodhuar, të cilin do ta shfrytëzojmë për vendosjen e punimeve tona në klasë.

Mësimi praktik na bën më të lehtë t’i kuptojmë gjërat dhe të kënaqemi kur shohim se si prodhohen produktet  e ndryshme.

01-20160513_135720 02-1 03-2 04-3 05-4 06-5 07-6 08-7 09-8 10-9 11-10 12-11