ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Hulumtimi i Cambridge University Press

Hulumtimi i Cambridge University Press

Cambridge University Press ka organizuar një projekt hulumtues ‘Cambridge Schools Corpus’ me qëllim që të përmirësojnë librat që botojnë ata dhe materialet e tjera për të mësuarit e gjuhës angleze. Projekti kërkon grumbullimin e materialeve në shkathtësinë e të folurit nga nxënësit dhe të tjerët. Kjo për qëllim që të shihet se si përdoret anglishtja në jetën e përditshme. Prandaj, për të realizuar hulumtimin e tyre kanë angazhuar mësimdhënës nga e gjithë bota për të mbledhur materiale, duke incizuar biseda të nxënësve. Hulumtimi zgjat deri më 31 Korrik 2016. Në shkollën tonë, mësimdhënësja Krenare Lleshi është duke marr pjesë në këtë hulumtim. Deri më tash rreth 100 nxënës kanë paraqitur interesim për të marr pjesë në hulumtim. Ndërkaq, incizimet janë realizuar me 87 nxënës dhe do të vazhdojnë edhe në javët në vijim. Vlen të përmendet se shumica e incizimeve zgjasin nga 5 – 10 minuta, por ka raste kur nxënësit kanë biseduar edhe më gjatë, deri në 20 minuta. Mësimdhënësja dhe nxënësit pjesëmarrës shpërblehen me certifikata. Ndërkaq, emri i shkollës së bashku me logon është publikuar në uebsajtin e Cambridge University Press. http://languageresearch.cambridge.org/ambassador/schools-and-universities cambr