Tuesday, 16 January, 2018

Njoftim

allasdasd

Aktiviteti i radhës i klasave të pesta në kuadër të Kosovisionit

Ju njoftojmë se me datë 15.03.2016 në kuadër të Projektit “Kosovision Contest” do të realizohet aktivitet humanitar në përkrahje të fëmijëve me sindromën Down.

Kosovision Contest është projekt arsimor, ku fëmijët e klasave të pesta nga të gjitha shkollat e Kosovës paraqiten për konkurim me pano-hamer se si e shohin të ardhmen e Kosovës në katër fusha duke i paraqitur me anë të vizatimeve dhe elementeve të ndryshme të artit.
Fushat e paraqitura: Arsim – Infrastrukturë dhe mjedis – Bashkëjetesë – Ekonomi;
Projekt ideja me të cilën kanë fituar nxënësit e klasave të pesta të shkollës sonë është: “Ndihmë fëmijëve me sindromën Down” dhe janë duke realizuar aktivitete të ndryshme. Aktivitetet e realizuara deri më tani janë pasqyruar në web faqe të shkollës.
Aktiviteti i radhës organizohet nesër në shkollë prej orës 9:00 deri në 11:00, ku fëmijët me sindromën Down bashkë më nxënës të klasave të pesta do të shesin mjaltin “Amë” të paketuar nga fëmijët me sindromë Down dhe kartolinat e punuara po nga këta fëmijë.
Të ardhurat nga këto shitje i dedikohen Qendrës për Fëmijët me Sindromën Down në Prishtinë (DSK).

Kontributi Juaj është i mirëseardhur!

Nxënësit e klasave të pesta