Tuesday, 16 January, 2018

Realizimi i projektit të Kosovisionit me moton “Më përkrah sot, që nesër të jem i pavarur”

Nxënësit e klasave të pesta në kuadër të projektit të Kosovisionit në bashkëpunim me qendrën “Down Sindrome Kosova” përmbyllën aktivitetin e parë  “Pikturojmë së bashku”  me një program argëtues. Qëllimi i projektit është që të ndihmohen fëmijët e qendrës DSK me përfshirjen e tyre në aktivitete të përbashkëta dhe furnizim me materiale didaktike. Përveç shkollës dhe KEC-t përkrahës të projektit janë edhe prindërit e nxënësve të klasave të pesta. Pas një jave të kaluar së bashku duke pikturuar ishte kënaqësi e veçantë edhe dita e sotme ku fëmijët së bashku u kënaqën me lojërat argëtuese dhe atmosferën e krijuar enkas për ta.

DSC_8170 DSC_8126 DSC_8132 DSC_8133 DSC_8139 DSC_8143 DSC_8145 DSC_8152 DSC_8155 DSC_8159 DSC_8163 DSC_8165

Aktivitetet vazhdojnë…