ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

14 grupe, 14 shtete, 1 ekspozitë

14 grupe, 14 shtete, 1 ekspozitë

Të premten, më 12.2.2016, në shkollën tonë u mbajt ekspozita në kuadër të Departamentit të Gjuhëve të Huaja, përkatësisht lëndës së gjuhës angleze.  Gjatë kësaj ekspozite u paraqit puna e 14 grupeve të gjuhës angleze ku secili grup prezantoi nga një shtet anglishtfolës.

Nxënësit brenda grupeve të tyre dhe gjatë orëve të gjuhës angleze patën rastin të hulumtojnë në internet, të përzgjedhin materialet për prezantim, të përgatisin posterët e tyre dhe në fund të prezantojnë punën e tyre para nxënësve të grupit të tyre dhe grupeve të tjera.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të rriste vetëdijen e nxënësve karshi numrit të madh të shteteve ku gjuhë zyrtare të tyre e kanë gjuhën angleze, e po ashtu të mësojnë rreth karakteristikave kulturore të këtyre vendeve. Ndërkaq, ekspozita iu lejoj të shohin ngjashmëritë dhe dallimet që ekzistojnë në këto vende.

Nxënësit po ashtu gjatë ekspozitës plotësuan një pyetësor te përbërë nga pyetjet rreth 14 shteteve të përzgjedhura.

14 shtetet e përzgjedhura ishin: Kanada, Anglia, Australia, Zelanda e Re, SHBA, Irlanda, Uells, Skotlanda, Bahamas, Republika Domenikane, Xhamaika, Granada, Antigua dhe Barbuda, si dhe Trinidad dhe Tobago.

IMG_0357 IMG_0365

IMG_0366 IMG_0367

IMG_0373 IMG_0376

IMG_0383 IMG_0384

IMG_0390 IMG_0392

IMG_0395