ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Lindon Krasniqi ndër rekordmenët në testin ndërkombëtar TOEFL

Lindon Krasniqi ndër rekordmenët në testin ndërkombëtar TOEFL

Lindon Krasniqi (1999), nxënës i klasës së njëmbëdhjetë në Shkollën Tonë, këto ditë u sprovua në testin ndërkombëtar të gjuhës angleze TOEFL dhe nga 120 pikë gjithsej sa ka ky test, ai rezultoi me 118 pikë. Sipas mësimdhënësit të kursit TOEFL në shkollë, z. Edmond Ramadani, Lindoni jo vetëm që theu rekordin e shkollës, por edhe është ndër rekordet e rralla në Kosovë.

Lindoni, nxënës i drejtimit Matematikë – Informatikë, njihet për rezultate të shkëlqyeshme edhe në lëndët ekzakte. Njëkohësisht, ai është lexues i zellshëm dhe i pasionuar pas shkrimeve dhe interpretimeve letrare.  Madje,  herë pas here ka publikuar edhe në revista për të rritur recensione me fokus narratologjinë.

Porse, 118 pikët në TOEFL, Lindonin e rendisin në mesin e nxënësve dhe studentëve të rrallë, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Mbase ky është edhe një tregues më shumë për përkushtimin e nxënësve e mësimdhënësve tanë dhe duhet t’u shërbejë si motiv edhe nxënësve që do t’i nënshtrohen testit në fund të këtij muaji dhe në të ardhmen.

 Sipas tij, “ky rezultat ka qenë sa befasues, po aq edhe motivues. Shpresoj dhe (ndryshe nga ky rezultat) pres arritje të tjera”, në studimet që kam zgjedhur t’i ndjek, përfundon ai.

Shkolla “Mileniumi i Tretë” në objektivat e saj ka stimulimin e vazhdueshëm të nxënësve me të arritura të larta, dhe praktika e dhuratave të veçanta vazhdon akoma, si kjo e Lindonit me një tablet dhe një MIRËNJOHJE rasti.

lindon2