Monday, 20 November, 2017

Komunikacioni – Shenjat rrugore

Kur ne udhëtojmë, në rrugë shohim shenja të ndryshme të cilat na udhëzojnë të jemi të kujdesshëm. Këto shenja gjithashtu u ndihmojnë udhëtarëve të vozisin më të sigurtë në rrugë. Për llojet e shenjave, për rregullat, për policët dhe për semaforin u foli z. Ylber Makolli vogëlushëve të klasave të dyta. Nxënësit patën rastin të dëgjojnë një ligjeratë mjaft frytëdhënëse  dhe dobiprurëse për ta. Gjithashtu ata ishin mjaft kureshtarë të bënin pyetje për z. Ylberin, prandaj pyetjet e tyre nuk munguan as këtë herë. Vogëlushët u kënaqën më informatat që morën gjatë kësaj ligjerate.

Klasat e dyta e falënderojnë z. Ylber Makollin për ligjeratën e mbajtur.

IMG_2840 IMG_2851 IMG_2858 IMG_2868 IMG_2879 IMG_2886 IMG_2895 IMG_2900