Friday, 15 December, 2017

Mësimdhënësit hulumtues prodhojnë nxënës hulumtues të së ardhmes

Më 8 & 9 janar në Prevallë, në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve që organizon shkolla “Mileniumi i Tretë, u realizua edhe kursi “Hulumtimi në Veprim” apo siç njihet në literaturë “Action Research” për rreth 30 mësimdhënës të shkollës.

Megjithëse për 12 vitet e funksionimit të saj, Shkolla ka realizuar me sukses dhjetra programe të ndryshme trajnimi, e veçanta e kursit në fjalë qëndron në atë se hulumtimet që do të zhvillohen në klasa kanë për qëllim ndikimin e drejtëpërdrejtë në përmirësimin e punës së mësimdhënësve, zhvillimin e tyre profesional dhe ngritjen e rezultateve te nxënësit bazuar në shqetësimet që rrjedhin nga vetë mësimdhënësit. Gjithashtu, kur e tërë një shkollë frymon në qasje hulumtuese të mësimdhënësve është sinjali më i mirë i bartjes së “fuqisë” konstruktiviste edhe të nxënësit.

Përveç aktiviteteve intenzive të të nxënit bashkë me entuaziazmin dhe seriozitetin e treguar nga stafi për identifikimin e temave hulumtuese gjatë seancave, kjo ngajrje u shërbeu atyre edhe për socializim & relaks nga përditshmëria.

Kursi u realizua nga ekipi i trajnerëve të shkollës (të certifikuar nga KEC-BEP), të cilët gjatë hulumtimit do të mentorojnë mësimdhënësit për temat e hulumtimit deri në certifikimin e tyre.

100_1970 100_1971 100_1975 100_1976 100_1978 100_1979 100_1981 602817cd6baff98f94ec090c7f67d83fbeda9c8da693c735d1c1b1a145354fad 12509319_930127200374056_5623716840702855453_n b05bee58e64ddd34cf435846f7cdc7fdd4f0c4a4db1bba6ec8922d2d8b7fab18 Copy of 100_1967 DSCN6145 DSCN6187 DSCN6189 DSCN6201 IMG_5879 (1) IMG_5879 IMG_5880 IMG_5881 IMG_5896 IMG_5897 IMG_5898