Wednesday, 17 January, 2018

Policia – siguria jonë

Sot është realizuar një vizitë e cila e ka bërë më të veçantë ditën e vogëlushëve të klasave të dyta. Vogëlushët e klasave të dyta, vizituan stacionin policor “Qendra”, vizitë kjo që u mundësua nga Sami Halimi- prind i klasës II-1. Nxënësit patën mundësi të mësonin më shumë për profesionin e policit dhe rolin që ka policia në jetën e qytetarëve. Ata mësuan edhe për disa mjete të punës që përdorin policët, funksionin që kanë ato dhe për mënyrën se si i përdorin këto mjete. Ata gjithashtu shpjeguan që roli i tyre ishte mbrojtës dhe sigurues. Nxënësit ishin shumë kureshtar dhe bënin pyetje.

Klasat e dyta falënderojnë prindin Sami Halimi.

IMG_0284 IMG_0288 IMG_0289 IMG_0296 IMG_0297 IMG_0300 IMG_0302 IMG_0304 IMG_0308 IMG_0311 IMG_0321 IMG_0325