Wednesday, 17 January, 2018

JU DHE FUQIA E FJALËS

Fushat e kurrikulës përbëjnë bazën për organizimin e procesit edukativo-arsimor në shkollë në nivele dhe shkallë përkatëse të kurrikulës. Gjuhët dhe komunikimi, një nga fushat e kurrikulës, sot u realizua në objektin e televizionit Klan Kosova. Nxënësit e klasave të dhjeta morën pjesë në një debat të organizuar me gazetarët e këtij televizioni. Kështu, nxënësit u sfiduan dhe sfiduan. E gjithë kjo u organizua në kuadër të procesit edukativo arsimor. Përmes një dialogu konstruktiv, ata shfaqën kreativitet, duke respektuar rregullat e komunikimit. Nxënësit argumentuan bindshëm se fuqia e fjalës është çelës i suksesit te njeriu.

Disa nga pyetjet e nxënësve drejtuar gazetarëve të këtij televizioni ishin:

  1. Përderisa ende jemi te mendimet dhe fuqia e mendimeve, kisha pasur dëshirë të ndaj me Ty/Ju edhe një ,,fuqi’’ tjetër, FJALËN. Si mendoni, a ka fjala aq fuqi, nëse nuk është e bazuar në fakte?
  2. Nëse do të themi një fjalë, pas së cilës nuk është vepra, sa është e fuqishme ajo fjalë dhe sa mund të ketë pasoja në jetë?
  3. Kur kërkoni fakte dhe e keni të vështirë t’i merrni ato, a jeni ju aq skrupulozë, në mënyrë që të keni çfarë t’u prezantoni lexuesve apo shikuesve?

Gazetarët, në mënyrë të përmbledhur dhanë disa këshilla nga përvoja e tyre. Këto këshilla ishin të vlefshme për nxënësit, sidomos për ata që duan të ndjekin profesionin e gazetarit në të ardhmen. Normalisht, nxënësit falënderuan gjithë stafin e televizionit për pritjen dhe debatin e organizuar

.DSC_0462 DSC_0466 DSC_0485 DSC_0486 DSC_0498 DSC_0504 DSC_0515