Tuesday, 11 December, 2018

Ushqimi dhe shëndeti

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që organizohen në shkollën tonë, sot, në klasat e dyta ishte psikologia e shkollës- Nora Korapi, e cila mbajti një ligjëratë dhe aktivitet me temë “Ushqimi dhe shëndeti”.

Gjatë ligjëratës nxënësit mësuan për llojet e ushqimeve, përmbajtjen e tyre dhe ndikimin e tyre në shëndetin tonë. Pastaj nxënësit patën një aktivitet ku i klasifikonin llojet e ushqimeve. Nxënësit shfaqën interesim me bërjen e pyetjeve dhe pjesëmarrje aktive.

Në fund ata falënderuan psikologen dhe u ndanë të kënaqur me ligjëratën e mbajtur.

IMG_0194 IMG_0224 IMG_0231