Friday, 15 December, 2017

Punëtoria “Përdorimi i veglave të TIK-ut gjatë mësimnxënies dhe mësimdhënies”

Më 05.10.2015 në shkollën tonë u mbajtë punëtoria ‘Përdorimi i veglave të TIK-ut gjatë mësimnxënies dhe mësimdhënies’ e cila u realizua si pjesë e trajnimit “TIK-u dhe Zhvillimi Pedagogjik” të organizuar nga Life Academy dhe SIDA (Suedi).

Kjo punëtori kishte për qëllim ngritjen e kualitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes integrimit të veglave pa pagesë të TIK-ut në procesin mësimor.

Në punëtori morrën pjesë të gjithë mësimdhënësit dhe ndihmës mësueset e ciklit 1-5 të shkollës ‘Mileniumi i Tretë’.

Punëtoria filloj me një kuiz të realizuar me anë të veglës online ‘Kahoot’ dhe më pas me një prezantim të shkurtër rreth punëtorisë.

Mësimdhënësit u njoftuan me veglën për menaxhimin e klasave ‘online’ Edmodo dhe funksionet e saj. Ata patën mundësi të krijojnë llogaritë e tyre, të krijojnë klasat e para ‘online’ dhe u këshilluan rreth mënyrës së regjistrimit të nxënësve të tyre në këto klasa. Po ashtu, patën mundësi të testojnë disa nga tiparet e Edomodo-s duke u regjistruar vet si nxënës dhe duke provuar detyrat praktike.

Në fund të ditës mësimdhënësit patën rastin të njoftohen më mirë me veglën për krijimin e kuizeve ‘Kahoot’. Ata panë si krijohen kuizet dhe patën rastin të krijojnë kuizin e tyre të parë.

Me qëllim të integrimit të teknologjisë gjatë mësimdhënëies dhe mësimnxënies, edhe në ditët në vazhdim do të ketë punëtori të ngjashme me mësimdhënësit e klasave 6-12 të cilët do të njoftohen me Google Apps for Education.

edi1 edi2 edi3