ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

1 SHTATORI ERDHI!

1 SHTATORI ERDHI!

Qetësia që për disa javë kishte zënë vend në hapësirat e shkollës sonë, u thye sot. Shkolla “Mileniumi i Tretë” që prej orës 8:00 gëlonte me zërat gazmorë të nxënësve. Dukej më bukur se kurrë! Bukurinë më së shumti ia shtonin të vegjlit, ata që sot nisën një rrugë të gjatë… Sa bukur dukeshin! Kapur për duart e prindërve, disa prej të cilëve ishin më të emocionuar se vetë fëmijët, ecnin me hapat e tyre të vegjël, disa të qeshur e disa të ndrojtur prej të panjohurës që po i priste. Me t’iu ofruar mësueses, kjo pasiguri e ndrojtje zhdukej, pasi ajo i priste me fytyrën e qeshur e me fjalët sheqer. Sigurisht se nxënësit e klasave të para sot e merituan një pritje më madhështore. Prandaj të gjitha mësueset, bashkë me drejtoreshën e shkollës, Znj. Afrore Lila, i pritën ata ngrohtësisht, me përqafime e urime. Të bashkuar rreth mësueseve, grupe-grupe ata hynë në klasat përkatëse, duke zënë vend në bankat shkollore. Ndërkaq nxënësit e tjerë, të mësuar me mjedisin e shkollës, fokusin e kishin diku tjetër. Ata flisnin për pushimet verore, për leximet që kanë bërë … 1 Shtatori, dita e parë e shkollës zgjon emocion jo vetëm tek nxënësit, por edhe te mësimdhënësit e prindërit. Të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë sot qenë të mobilizuar në maksimum. Nxënësit u pajisën me librat shkollorë. S’mbetet gjë tjetër, pos të vazhdojmë tashmë rrugën e dijes. Urojmë që ky vit të jetë i suksesshëm për të gjithë ne! 11938044_874983392555104_1414172458_n DSC_0388 DSC_0457 DSC_0458 DSC_0466 DSC_0495 DSC_0511 DSC_0522 DSC_0529 image1