Wednesday, 17 January, 2018

Nxënësit përgatisin shfaqje me kukulla

Gjithçka nisi gjatë Javës së Projekteve, kohë kur për një javë rresht një grup nxënësish të klasave IV-V punuan shfaqje me kukulla. Meqë doli një punë shumë e këndshme, arsimtarja e Artit figurativ, Mirlinda Ramadani vazhdoi këtë punë, duke përsosur këto shfaqje, sa i përket tekstit, roleve dhe skenës. Tashmë katër shfaqje janë të përfunduara dhe mund t’i gjeni të incizuara si video në ueb-faqen e shkollës sonë.

Ndërkaq edhe katër shfaqje të tjera me kukulla janë duke u punuar me nxënësit e klasave të dyta, të cilat do të shfaqen në një program festiv për përfundimin e vitit shkollor.

loja me kukulla1 loja me kukulla2 Untitled Untitledd