ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Mësojmë , kujdesemi, respektojmë rregullat në komunikacionin

Mësojmë , kujdesemi, respektojmë rregullat në komunikacionin

Kur ecim në rrugë, duhet të kemi kujdes që të shmangim aksidentet e mundshme, sepse mund të pësojmë lëndime të rënda trupore dhe ta rrezikojmë edhe jetën. Pranda,j, ne, si fëmijë dhe nxënës të vegjël duhet të kemi më shumë informacione për rregullat dhe shenjat e komunikacionit, të cilat janë të vendosura në rrugë.

Përveç mësimit që kemi marrë nga mësueset tona për komunikacionin, në kuadër të temës mujore, ato bënë edhe më shumë. Bashkë me prindin e klasës II/2, znj. Arta Shala Visoka, organizuan një vizitë për ne, në stacionin policor në Prishtinë.

Pasi dëgjuam ligjëratën dhe këshillat për sigurinë në komunikacion nga rreshteri rrugor, Z. Lulzim Borovci, mësuam edhe në praktikë se si duhet të kemi kujdes në situata të ndryshme në komunikacion.

Vizita nuk mbaroi me kaq, ne vizituam edhe njësinë e motoçiklistëve dhe togeri, Z. Ilmi Sopi na prezantoi njësinë e motoçiklistëve dhe na tregoi për detyrat, që i kryejnë ata për vendin tonë. U kënaqëm shumë dhe biseduam edhe me motoçiklistët për përvojat e tyre.

Në fund, vizituam edhe sallën e sporteve – DPP dhe para nesh u demonstruan teknika të ndryshme mbrojtëse nga stafi i Akademisë Policore në krye me rreshterin mbrojtës, Z. Mensur Ganiu dhe Z. Visar Haliti.

Ndërsa, kapiteni, z. Sali Dragidella gjatë gjithë kohës kujdesej për ne dhe na shoqëroi në të gjitha ambientet e Stacionit Policor, prandaj ne e falënderuam shumë atë dhe të gjithë policët për mësimet dhe këshillat shumë të rëndësishme, që i morëm për jetën tonë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 11 12 13 14 15 16 17