ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Gara e germëzimit (Spelling Bee)

Gara e germëzimit (Spelling Bee)

Në shkollën tonë, tash e sa vite është bërë traditë të mbahet Gara e Germëzimit apo në gjuhën angleze ‘Spelling Bee’. Kjo garë organizohet nga departamenti i gjuhëve të huaja, në lëndën e gjuhës angleze. Gara u organizua për nxënësit e klasave 3-11, të cilët fillimisht garuan në klasat e tyre gjatë orëve të gjuhës angleze për të marr pjesë në finale. Këtë radhë gara u nda në dy pjesë: klasat 3-5, të cilët mbajtën finalen sot dhe klasat 6-11, të cilët do të mbajnë finalen të hënën. Kësaj here gara u pasurua edhe më shumë me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave 3, 4 dhe 5 të cilët kënduan dhe recituan për pjesëmarrësit. Falënderojmë nxënësit e niveleve të avancuara të gjuhës angleze të cilët ndihmuan rreth organizimit, udhëhoqën garën, si dhe luajtën rolin e jurisë përkrah mësimdhënësve dhe rolin e lexuesve të fjalëve. Gjithashtu, falënderojmë edhe prindërit të cilët morën pjesë në këtë aktivitet. Më poshtë mund të gjeni finalistët dhe vendet përkatëse për secilën klasë.   Klasa e tretë: Vendi i parë: Elena Hoxha Vendi i dytë: Altina Haliti Vendi i tretë: Klevis Mulliqi   Klasa e katërt: Vendi i parë: Glauk Haxhiaj Vendi i dytë: Erika Arllati Vendi i tretë: Mal Kubati   Klasa e pestë: Vendi i parë: Eda Agani Vendi i dytë: Jeta Perjuci Vendi i tretë: Ajola Dermaku DSC_0152 DSC_0155 DSC_0165