Sunday, 20 May, 2018

Garë, motivim dhe rezultate në Kuizin e Shkencave Humane

Pas mbarimit me sukses të Javës së Gjuhës Shqipe, në vazhdën e aktiviteteve të Departamentit të Shkencave Humane u mbajt edhe Kuizi në lëndët Gjuhë shqipe, Edukatë qytetare, Histori dhe në Gjeografi për klasat 6-8. Klasat u përfaqësuan nga dy nxënës të zgjedhur.

Gara u zhvillua në frymën e tolerancës dhe dëshirës për të fituar. Secili garues doli të jetë i fortë dhe përgjigjet e sakta kumtoheshin me entuziazëm e besim, saqë fituesi nuk dihej deri në pyetjet e fundit dhe ato të rezervuara.

Nga klasat e gjashta dolën fitues Mjellma Shehu-vendi i parë, Dita Xhaferi-vendi i dytë dhe Lisa Mehmeti-vendi i tretë, ndërsa nga klasat e shtata triumfuan Lir Hoxhaj-vendi i parë, Liza Kotori-vendi i dytë dhe Rron Dërmaku-vendi i tretë. Edhe klasat e teta kishin fituesit. Art Imeri-në vendin e parë, Sara Imeri-në vendin e dytë dhe Vlera Shehu në vendin e tretë.

Motivimin, dëshirën dhe shfaqjen e gëzimit për rezultate të reja e shtuan edhe mirënjohjet dhe shpërblimet për fituesit të ndara nga shkolla Mileniumi i Tretë.

DSC_0832 DSC_0848 DSC_0875 DSC_0877 DSC_0882 DSC_0887 DSC_0890