ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Aktivitete dhe fushatë për krijimin e një ambienti gjelbërues

Aktivitete dhe fushatë për krijimin e një ambienti gjelbërues

Dita e Tokës 2015! Nxënësit e shkollës sonë në mbrojtje të ambientit. Ideja për Ditën e Tokës është zhvilluar që nga viti 1970, kur 20 milion amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore, e cila mori emrin pikërisht ”Dita e Tokës’’ dhe kjo demonstratë ndikoi që çështja mjedisore të futet në programin shkollor. Dita Botërore e Mjedisit është një ngjarje e përvitshme, që ka për qëllim sensibilizimin global për veprim pozitiv mjedisor. Prandaj, në vazhdimësi në shkollën Mileniumi i Tretë organizohen aktivitete të përvitshme për të mirën e mjedisit dhe mirëqenien e njeriut. Edhe kësaj herë, nxënësit të angazhuar nëpër grupe pastruan aty ku kishte nevojë dhe mbollën lule, në hapësirat e gjelbëruara të shkollës. Ishte vërtet një atmosferë harmonie, dëshire dhe pune për ruajtjen e mjedisit. Për këtë ditë, po ashtu disa nxënës, në bashkëpunim me kujdestarët iu bashkuan organizatës joqeveritare Green Art Center, e cila në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizuan aktivitete të ndryshme mjedisore. Pjesë e klubeve të gjelbra të shkollave të Prishtinës ishte edhe shkolla jonë e cila në sheshin Zahir Pajaziti, ku u promovua rrjeti Ecofriend, bashkë me shkollat tjera zhvilluan punë në grupe dhe prezantuan informacionet dhe synimet e tyre për ruajtjen e mjedisit. Kjo dashuri ndaj punës u dëshmua me fjalët e nxënësve: –Me kënaqësi bëj pastrimin e ambientit në shkollën tonë, kjo punë i shërben moralit tonë kombëtar dhe edukativ. DSC_0684 DSC_0687 DSC_0691 DSC_0694 DSC_0696 DSC_0698 DSC_0700 DSC_0715 DSC_0723 DSC_0732 DSC_0735 DSC_0738 DSC_0743 DSC_0749 DSC_0753 DSC_0754 DSC_0757 DSC_0761 DSC_0766 DSC_0777 DSC_0779