Tuesday, 16 January, 2018

Sot nisi Java e Gjuhës Shqipe

Sot në shkollën tonë filloi Java e Gjuhës Shqipe. Java nisi me kategorinë drejtshkrim dhe bukurshkrim. Të gjithë nxënësit mundoheshin të shkruanin pa gabime drejtshkrimore. Vetëdija për të shkruar saktë tashmë është ngulitur në mendjen e gjithsecilit. Gjatë orëve të mësimit vërehej se si nxënësit e klasës së gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë diskutonin për rregullat e drejtshkrimit në mënyrë që puna e tyre të ishte pa gabime. Gjithashtu të gjithë përpiqeshin të shkruanin sa më bukur!

Java e Gjuhës Shqipe në shkollën Mileniumi i Tretë tashmë është bërë tradicionale.

10836587_10152819995471966_1230994648_n