Saturday, 21 July, 2018

MËSIMI I BAZUAR NË PROJEKTE

NJË JAVË PËRPARIMI E KËNAQËSIE

Java e projekteve u finalizua sot me prezantimin e hapur në shkollën Mileniumi i Tretë prej orës 8:30-11:00. Në hapësirën për shumë qëllime u ekspozuan punimet e një jave, që nga e hëna, ditë kur nisi Mësimi i Bazuar në Projekte. Punimet e shfaqura sot ishin dëshmia më e mirë e punës së mrekullueshme të nxënësve, të cilët falë nxitjes dhe mbështetjes së vazhdueshme të mësimdhënësve dhe gjithë stafit të shkollës tashmë kanë krijuar traditën e të nxënit përmes kësaj forme mjaft frytdhënëse, si shprehje e një segmenti shumë të rëndësishëm për mësimnxënie.

Qëllimi i kësaj jave ishte që nxënësit përmes hulumtimit, punës kreative, anketimeve, incizimeve, eksperimenteve, artit, vizitave jashtë shkollës etj. të zhvillojnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme.

Tema të tilla si: Simfonia e një qyteti, Dokumentet biometrike, Energjia alternative, Comics, Tourist guide, Zejet e vjetra, Dobitë dhe pasojat e komunikimit në rrjetet sociale, Body language, Punime me argjilë, Rregullimi i hapësirës së shkollës, Graduimi, Koncerti , Fëmijëria ime, e prindërve dhe e gjyshërve ishin mjaft të larmishme, si mundësi që secili nxënës të gjejë prirjet e tij për të dhënë maksimunim e kreativitetit.

Mrekullia e gjithë prezantimeve ishin të vegjlit tanë, të cilën në formë të shfaqjes me kukulla në formën e një spektakli shfaqën punën e mrekullueshme që bënë për një javë. Gjejmë rastin të falënderojmë gjithë prindërit që kontribuuan në shkollë gjatë kësaj jave, sidomos znj. Rudina Bërdynaj per ndihmën e ofruar rreth projektit Ritmet e zemrës. Temat e projekteve për ciklin e ulët ishin mjaft atraktive.

Temat e ciklit të ulët për klasat II- III

            Ritmet e zemrës

            Një botë pa paragjykime

            Njohim njëri- tjetrin përmes gjuhës

            Shoqërohemi përmes punës kreative

Temat e ciklit të ulët për klasat IV – V

            Unë dhe të tjerët

            Diversiteti nëpërmjet kukullave;

            Njohim njëri- tjetrin përmes gjuhës

            Bota dhe hapësira që na rrethon;

            Shoqërohemi përmes punës kreative

Në shkollën tonë kjo formë e mësimit tashmë është bërë tradicionale. MBP-ja në shkollën tonë organizohet dy herë në vit. Nxënësit e presin me padurim, pasi, përveç punë kreative, për ta është një javë mjaft e këndshme.

Gjithashtu, tash e disa vite në shkollë kemi të ftuar nxënës dhe mësimdhënës nga shkolla të ndryshme të Kosovës, si formë e bashkëpunimit efikas. Kësaj here në shkollë patëm mysafirë 8 nxënës dhe një mësimdhënëse nga Shkolla e Gjelbër dhe po ashtu 8 nxënës dhe një mësimdhënëse nga Shkolla Model, të dyja këto shkolla të kryeqytetit. Si mësimdhënëset, ashtu edhe nxënësit u shprehën të jenë ndarë shumë të kënaqur nga gjithë kjo që panë gjatë një jave të tërë. “Jemi krenarë që sadopak mund të kontribuojmë me ide të tilla edhe në shkollat e tjera të Kosovës”, u shpreh në fund koordinatorja e Mësimit të Bazuar në Projekte, znj. Fitore Hoxha-Salihu, zv. drejtoreshë e shkollës Mileniumi i Tretë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23