ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

10 vjetori i “Mileniumit të Tretë” dhe Ceremonia e Diplomimit

10 vjetori i “Mileniumit të Tretë” dhe Ceremonia e Diplomimit

Më 2 qershor 2014, u festua 10-vjetori i themelimit të Shkollës Jopublike “Mileniumi i Tretë”, njëkohësisht u zhvillua edhe Ceremonia e Diplomimit të Gjeneratës së Tretë të nxënësve të kësaj shkolle. Në këtë eveniment, pjesëmarrësit e shumtë: nxënës, prindër, mësimdhënës dhe mysafirë të tjerë, patën rastin, që përmes një programi të pasur artistik, të shohin të arriturat e kësaj shkolle nëpër vite. Përveç dokumentarit, i cili kronologjikisht përmblodhi veprimtarinë e kësaj shkolle, oratorët u përkujdesën të evokojnë dhe të rrëfejnë çdo gjë që lidhej me shkollën, zhvillimin dhe rritën e saj. Të pranishmeve iu drejtuan drejtoresha e shkollës, znj. Afrore Lila, drejtori i përgjithshëm i Qendrës për Arsim të Kosovës, z. Dukagjin Pupovci, ndërsa me një fjalim brilant maturantët i përfaqësoi nxënësja, Trina Ukmata. Meqë Ceremonia e Diplomimit përkoi me 10-vjetorin e themelimit të shkollës, të sapodiplomuarve iu ndan edhe mirënjohje të veçanta, si: aktivisti, lexuesi, publicisti, ambasadori, artisti, sportisti dhe zëri i gjeneratës. Në fund, të pranishmit u nderuan edhe me një kokteji rasti.