ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Dhurata për Shtëpinë e Pleqëve

Dhurata për Shtëpinë e Pleqëve

Në kuadër të temës mujore” Përrallat e gjyshërve”, si përmbyllje klasat e dyta vizituan Shtëpinë e Pleqëve në Prishtinë.

Nxënësit së bashku me prindërit e tyre kishin përgatitur dhurata të ndryshme për banorët që jetojnë aty.

Dikush me veshje të ndryshme, dikush me mbathje, tjetri me mjete higjienike, e dikush me lojëra të ndryshme i gëzuan 82 pleqë që jetojnë aty.

Përcjellja e fëmijëve u bë nga mësueset e klasave, punëtorët social si dhe drejtoresha e Shtëpisë së Pleqëve.

Njëherit klasat e dyta i falënderojnë të gjithë prindërit që kontribuan me dhurata solide që i gëzuan gjyshërit dhe gjyshet.

1 2 3