Friday, 24 November, 2017

PËRRALLAT E GJYSHËRVE

Kush janë ata që na duan më shumë se prindërit tanë? Kush janë ata që çdo ditë palodhshëm mendojnë dhe kujdesen për ne? Ata të cilët asnjëherë nuk lodhen, nëse kemi dëshirë të këndojmë, kërcejmë e bërtasim, e për ta kjo është vetëm një lumturi!

Ata janë GJYSHJA & GJYSHI !

Gjyshërit janë njerëzit më të këndshëm me të cilët mund të kënaqen edhe fëmijët më të vegjël. Në brishtësinë e duarve të tyre, fshihet një forcë aq e fuqishme saqë është e aftë t’i mbrojë fëmijët më mirë se kushdo tjetër. Ata janë personat që më së shumti ofrojnë ngrohtësi dhe dhurojnë fjalë të ëmbla në mesin familjarë. Këshillat dhe fjalët e tyre nuk harrohen kurrë, mund t’i krahasosh me këshillat e njerëzve më të ditur.

Ata me përrallat dhe anekdotat e tyre vazhdimisht kultivojnë virtytet më të çmueshme dhe fisnike te nipat dhe mbesat e tyre.

Andaj, klasat e dyta ftuan gjyshërit të jenë pjesë e klasës me përralla, anekdota, gjëegjëza, fjalë të urta etj. Fëmijët u gëzuan shumë me praninë e gjyshërve në klasë.

Ky projekt u realizua në muajin shkurt në kuadër të temës mujore “ PËRRALLAT E GJYSHËRVE”.

Klasa II/1, falënderon:

  • Ymer Bërbatin ( gjyshin e Uratës)
  • Besa Shkodra ( gjyshja e Tiarës)
  • Sabrie Shporta ( gjyshja e Hanës)
  • Besa Shala ( gjyshja e Lionit)
  • Zyhdi Axhemi ( gjyshi i Lekës)
  • Silvana Lila ( gjyshja e Emirës)

Klasa II/2, falënderon:

  • Seniha Vokshi ( gjyshja e Lumit)
  • Myrvete Disha ( gjyshja e Rronit)
  • Miradie Arifi ( gjyshja e Ernestit)
  • Violeta Arifi – Krasniqi (nëna e Ernestit)
  • Besa Hoxha ( gjyshja e Klarisës dhe Oredës)

Klasa II/3, falënderon:

  • Miradie Arifi ( gjyshja e Artit)
  • Violeta Arifi – Krasniqi (nëna e Artit)
  • Valdete Ramadani – Humolli ( nëna e Melodisë)
  • Bahrije Ymeri ( gjyshja e Dasarit)
  • Dafina Ymeri (nëna e Dasarit)
  • Lumnije Etemi (gjyshja e Alisës)

Z. Ymer Berbati Z. Zyhdi Axhemi Znj. Bahrije Ymer & Znj. Dafina Ymeri Znj. Besa Hoxha Znj. Besa Shala Znj. Besa Shkodra Znj. Lumnije Etemi Znj. Miradie Arifi Znj. Sabrie Shporta Znj. Seniha Vokshi Znj. Silvane Lila Znj. Valdete Ramadani - Humolli Znj. Violeta Krasniqi

Znj. Minavere Disha