Friday, 24 November, 2017

Orë letrarë për Pavarësinë e Kosovës

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e klasave të larta mbajtën një orë letrare të shoqëruar me pjesë muzikore. Ky program artistik u mbajt në Hapësirën për shumë qëllime

Nxënësit që tashmë janë të dëshmuar në artin e shkrimit e sprovuan vetën edhe në interpretimin e tyre, duke lexuar ese me tematika të ndryshme. Niveli përmbajtjesor artistik i eseve i shoqëruar me tingujt e ëmbël të kitarës dhe me zërin magjik të Nidës dhe Erisës i dhanë kuptim këtij organizimi simbolik, që është pjesë e pandashme e nxënësve, e popullit dhe e historisë së Kosovës.

Këtij manifestimi i dha jehonë edhe çmimi që ka marrë nxënësja e shkollës sonë Sara Rodiqi për fotografinë më të mirë në #InstaKosova e iniciuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për këtë arritje, zëvendësdrejtoresha Fitore Hoxha e nderoi me një dhuratë simbolike fituesen e këtij aktiviteti dhe nxënësen tonë, Sara Rodiqi.

D1 DSC_0279