Wednesday, 21 August, 2019

MBESAT DHE NIPAT TANË

            Mbesat dhe nipat tanë janë ushqimi ynë shpirtëror i cili është i vlefshëm e dobishëm më shumë se çdo gjë tjetër, më shumë se tërë pasuria botës. Dashuria e tyre ndaj gjyshes dhe gjyshit janë të qiltëra sepse dalin nga thellësia e zemrave të tyre pa asnjë deformim. Kjo dashuri nuk përpëlitet fare nëpër mendje e cila din të jetë pak dhelpnake. Ashtu u kthehet dhe u dhurohet atyre dhe nga gjyshi e gjyshja. Ky shkëmbim dashurie në mes tyre i bënë ata të lidhen me sinqeritetin më të lartë në mes tyre.

Gjyshërit për këtë ushqim shpirtëror që u dhurojnë ata, i ruajnë, i përcjellin dhe u ndihmojnë çdo hërë kur ata kanë nevojë. Gjyshërit aplikojnë butësinë më të lartë që mund të bëjë dikush ndaj tyre, sepse ata me moshën e tyre, kanë mendjen nga dijet e marra dhe sprovat e jetës që vetëm kështu din të jenë. Ata u japin këshilla dhe i mësojnë, si t’i duan prindërit, vëllezrit dhe motrat, farefisin, mësusen dhe mësusin, fqinjët, shokët dhe shoqet, të gjithë njerëzit si dhe natyrën e çdo gjallesë që nuk janë të dëmshme për ta.

Ata i udhëzojnë t’i nderojnë njerëzit, të mos përçmojnë askend, i mësojnë si të mbrohen nga të ftohtit të nxehtit të tepërt, dhe shumë mësime tjera që atyre të mos u ndodh asnjë fatkeqësi. Çdo fatkeqësi e tyre i lëndon thellë zemrat e tyre. Çdo rezultat i tyre, çdo pesçe që i ep mësusja apo mësusi i tyre i gëzon dhe u ngjall edhe më tepër dashurinë ndaj tyre.

Gjyshja e gjyshi u tregojnë ndodhi që ata të mësojnë dhe të dinë për jetën, si dhe i gëzojnë me tregime e përralla.

Të gjithë ne së bashku duke u dashur e bëjmë një kopsht, në të cilin rriten e zhvillohen lulet, por vetëm nëse ujiten dhe kanë diell. Këto lule në kopsht janë tërë të dashurit tanë e shumë të çmushme janë ato që janë duke u rritur, që simbolizojnë mbesat dhe nipat tanë. Lulet pët t’u rritur duhet të kujdesemi për to, duke i ujitur dhe duke u shmangur çdo pengesë në rritjen e tyre. Po dhe lulet më të vjetra që simbolizojnë gjyshin dhe gjyshen, poçëse nuk i ujisim do të vyshken më shpejt. Ashtu si është i rëndësishëm uji për këto lule, ashtu është e rëndësishme dashuria e mbesave dhe nipave për ta dhe e kundërta.

Një harmoni e përkujdesje në mes mbesave e nipave në një anë dhe gjyshërve në anën tjetër e lidhur me dashurinë e çiltër mes tyre, krijojnë kushte për lumturi dhe hare për të dy palët.                       

T R E G I M:
K o p r r a c i

Një baba koprrac e nis djalin e vet në një rrugë për të fituar para me një anije. Gjatë rrugëtimit nëpër det ngriten valë të larta të ujit të detit. Anija nuk mundi t’i përballoj këto valë dhe të gjithë udhëtarët në anije u vënë para rrezikut. Djali e thirri babain e vet dhe i thotë: “Babi anija po don me u fundos ndodhem në rrezik jete.” Babai i thotë: “ mirë djali im mirë mos hargjo telefon.”
Çka konstatojmë nga ky tregim?:
Koment: Ka shumë njerëz që më shumë brengosen për paranë duke e vendosur para dashuris – para vlerave shumë më të mëdha e që janë të dashurit tanë dhe të gjithë njerëzit e mirë.
Paraja e madhe është për t’u stolisur e që nuk ngre peshë, gjerësa të dashurit tanë për të ushqyer e forcuar shpirtërat tanë. Një shpirt i fortë e një mendje e ndritur krijon para të ndershme dhe vetëm këto të fituara në këtë formë na nevojiten.

Për mbesat dhe nipat tanë

Për mbesën Urtën dhe klasën .II.1

 Të fala gjyshërit

Ibush Reçica dhe Sanije Reçica