ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

E premtja relaksuese

E premtja relaksuese

Është koha për relaks. Dhe nxënësit zgjedhin ato klube që duan. Kanë mjaft për të zgjedhur, 13 sosh. Një ndonjë klasë debatohet, në ndonjë luhet shah, pingpong, e në ndonjë tjetër këndohet…Pra në shkollë ccdo tw premte edhe sivjet funksionojnë klubet, në të cilat nxënësit zhvillojnë pasionet e tyre… Nw njw nga kwto klubet jemi edhe ne, pra Revista M3, që me kënaqësi përcjellim ngjarjet në shkollë, shkruajmë për to dhe i publikojmë këtu në ueb faqe të shkollës sonë. Gjithashtu nxjerrim Letrën informative të shkollës dhe revistën. Sot duam t’ju paraqesim disa nga to. Me pak fjalë, ne duam të bëhemi gazetarë. Falënderojmë mësimdhënësit tanë që edhe në këto dy orë na qëndrojnë pranë duke na motivuar për të ecur para.

Joga, kjo praktikë e lashtë indiane, me anë të së cilës mund të zbulohet brenda vetes forca jetësore, qetësia dhe urtësia sot u praktikua në shkollën tonë. Një grup nxënësish ndoqën veprimet e nxënëses Gresa Isufi, e cila nxiste ata të përqendrohen jo vetëm tek trupi si fizik, por edhe tek mendja dhe shpirti. joga joga1 joga3 Sporti s’ka se si të mos jetë i parapëlqyeri i shumë nxënësve. Sot u luajt pingpong. Arsimtarët panë mjaft talente në këtë sport. pingpong Ka disa të tjerë që pëlqejnë lojërat logjike, sidomos shahun, prandaj në asnjë orë nuk mungojnë. Për ta kënaqësi është të luash këtë lojë që do shumë koncentrim dhe mençuri. 10922063_10152639352526966_69034558_n