Monday, 20 November, 2017

Program festiv në shkollën “Mileniumi i Tretë”

Sot në shkollën “Mileniumi i Tretë” u mbajt program festiv. Fëmijët na kënaqën jashtëzakonisht me performancat e tyre artistike. Ata performuan para prindërve, mësimdhënësve dhe bashkëmoshatarëve shkollorë.

Pas fjalës përshëndetëse të Gresës së dashur, folëse, filloi shfaqja e talentëve një nga një. Zërat e vogëlushëve tanë kumbuan si magji me këngë të bukur për dimrin. Më pas një grup i nxënësve të ciklit të ulët recituan vargje nga poezia “Pemë e vjetër, pemë e re”. Në piano ekzekutuan Jeta dhe Vesa, dy nxënëse të klasës së pestë. Ndërkaq Luiza, simpatikja e këndshme, këndoi këngë të bukur. Në shkollë kemi edhe instrumentistë të zottë. Një pikë në kitarë luajti nxënësi Artim Mekaj, ndërkaq Fiona Malazogu luajti me bllok flaut. Gjithashtu u lexuan ese nga Adea dhe Jeta. Këngëtarja Erisa u prezantua me një këngë shumë të mirë, shoqëruar nga Genti me kitarë, ndjekur nga Nida. Ëmbëlsia e këtij programi ishin balerinët tanë të vegjël. Programi përfundoi me urimet më të mira për Vitin e Ri 2015.

DSC_7230 DSC_7237 DSC_7245 DSC_7250 DSC_7252 DSC_7259 DSC_7267 DSC_7295 DSC_7305 DSC_7313 DSC_7319 DSC_7322 DSC_7325 DSC_7326 DSC_7331 DSC_7332 DSC_7333 DSC_7345 DSC_7346 DSC_7347 DSC_7352