ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Vizitë në “UNICEF Innovation Lab Kosovo” dhe “Innovation Center Kosovo”

Vizitë në “UNICEF Innovation Lab Kosovo” dhe “Innovation Center Kosovo”

Në kuadër të klasës “Creativity and Innovation” nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” patën rastin të vizitojnë dy organizata joqeveritare të cilat promovojnë dhe kultivojnë inovacionin dhe idetë kreative të rinisë kosovare. “UNICEF Innovation Lab Kosovo” dhe “Innovation Center Kosovo” prezentuan punën e tyre dhe projektet të cilat kanë për qëllim përkrahjen e të rinjve në implementimin e zgjidhjeve kreative të problemeve të ndryshme me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Gjithashtu, gjatë takimeve u shkëmbyen perspektivat e ndryshme rreth krijimit të kushteve që nxënësit të arrijnë potencialin e tyre maksimal duke menduar ndryshe. Klasa “Creativity and Innovation” tregon gatishmërinë e shkollës për të qenë sa më afër trendeve të përgjithshme botërore që çdo herë e më shumë po e listojnë kreativitetin si vlerë të pashmangshme në formësimin profesional. IMG_1618 IMG_1620 IMG_1621 IMG_1629 Mil3 I&C Class visiting ICK (1)