ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Aktivitet, atraksion, argëtim, në ditën e parë të mësimit në shkollën “Mileniumi i Tretë”

Aktivitet, atraksion, argëtim, në ditën e parë të mësimit në shkollën “Mileniumi i Tretë”

Bukurinë më së shumti ia shtonin të vegjlit, ata që sot nisën një rrugë të gjatë… Sa bukur dukeshin! Kapur për duart e prindërve, disa prej të cilëve ishin më të emocionuar se vetë fëmijët, ecnin me hapat e tyre të vegjël, disa të qeshur e disa të ndrojtur prej të panjohurës që po i priste. Me t’iu ofruar mësueses, kjo pasiguri e ndrojtje zhdukej, pasi ajo i priste me shumë dashuri. Nxënësit e klasave të para sot e merituan një pritje më madhështore. “Palaço dhe shokët” argëtuan fëmijët dhe bënë që kjo ditë të mbahet gjatë në mendje. Të bashkuar rreth mësueseve, grupe-grupe ata hynë në klasat përkatëse, duke zënë vend në bankat shkollore. Ndërkaq nxënësit e tjerë, të mësuar me mjedisin e shkollës, fokusin e kishin diku tjetër. Ata flisnin për pushimet verore, për leximet që kanë bërë … Dita e parë e shkollës zgjon emocion jo vetëm tek nxënësit, por edhe te mësimdhënësit e prindërit. Të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë sot qenë të mobilizuar në maksimum. Nxënësit u pajisën me librat shkollorë. S’mbetet gjë tjetër, pos të vazhdojmë tashmë rrugën e dijes. Urojmë që ky vit të jetë i suksesshëm për të gjithë ne!