ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

NËSE DËSHTON NË PLANIFIKIM, KE PLANIFIKUAR DËSHTIMIN!

NËSE DËSHTON NË PLANIFIKIM, KE PLANIFIKUAR DËSHTIMIN!

Në sensin e këtij titulli, në shkollën tonë, sikur vazhdimisht, edhe këto ditë po punohet rreth hartimit të kurrikulave, planeve të zhvillimit profesional, planifikimit të aktiviteteve për vitin shkollor 2019 – 2020. Krahas kësaj, po mbahen takime mes anëtarëve të departamenteve për të diskutuar për çështje të ndryshme, si për sfidat eventuale, ashtu edhe për sukseset e arritura në mënyrë që të shënojmë ngritje të vazhdueshme të cilësisë së arsimit e të edukimit. I tillë ishte edhe takimi i sotëm, në të cilin z. Shpëtim Kastrati (mësimdhënës i kimisë)  në cilësinë e trajnerit për zbatimin e Kurrikulës së re shpalosi edhe një herë pikat më të rëndësishme të hartimit të kurrikulave, planeve dymujore dhe atyre për orë mësimore. Prandaj, është koha që, para se të shkojmë për pushime, të reflektojmë për punën tonë të një viti pas e të nisim të planifikojmë për vitin e ardhëm shkollor. Sigurisht se me një intensitet më të madh, punës do t’i kthehemi në fund të gushtit, për të qenë të gatshëm që të presim nxënësit tanë krejtësisht të  përgatitur për të filluar kështu një vit të ri akademik, por të sigurt se do të jetë një vit edhe më i suksesshëm se ky që lamë pas.