Wednesday, 21 August, 2019

Monthly Archives: April 2019

Prezantime e ligjërata të ndryshme në takime të Departamenteve

1

“Kreativiteti në matematikë” ishte tema të cilën e prezantuan Florije Aliçkaj dhe Jeta Kingji Kastrati mësimdhënëse të Matematikës, në takimin e Departamentit të Shkencave Matematiko-Natyrore. Tema ishte me mjaft interes për mësimdhënësit sepse aty u shpalosën dhe u diskutuan karakteristikat e kreativitetit jo vetëm në matematikë, po në përgjithësi dhe mënyrat se si të arrihen rezultatet e të nxënit nëpërmjet ... Read More »

Njoftim

Njoftim

Të nderuar prindër dhe nxënës, Ju informojmë se me datë 30 prill 2019 nuk do të mbahet mësim i rregullt. Kjo për arsye të kërkim-lejeve të shumta nga prindërit e nxënësve që të lidhet pushimi për arsye familjare. Nga praktika e deritanishme, po e vërejmë që kur festave po u paraprijnë fundjava, me nga një ditë pushimi para dhe pas ... Read More »

“TOKA NUK NA PËRKET NEVE, NE I PËRKASIM TOKËS”

23

“Mbrojtja e mjedisit” është tema bosht e Mësimit të Bazuar në Projekte, e cila po realizohet nga nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” në një mjedis të bukur të resorit “Tropikal” në Durrës. Arritja e kompetencave dhe e rezultateve përmes mësimit duke bërë krijon shkathtësi të shumta te fëmijët tanë. Vetëdijesimi për ruajtjen e mjedisit po bëhet në forma të ... Read More »

“The Earth is what we all have in common” W.B.

Shkollës “Mileniumi i Tretë” iu shtuan edhe 7 pisha, të mbjella nga nxënësit e stafi, në përkrahje të sfidës së Donjeta Sh. Gashit #PlantaTreeChallengeKosovo, duke ua lënë radhën nxënësve të shkollave mike në Prishtinë dhe Tiranë: Shkolla e Gjelbër – Green School; Shkolla Model “Qamil Batalli”; American School of Kosova; The British School of Kosova; Shkolla Albanet (Tiranë); Shkolla Ernest ... Read More »

DISKRIMINIMI GJUHËSOR NË SHKOLLË

6

Në kuadër të aktiviteteve të Departamentit të Shkencave Sociale, përveç tjerash në mënyrë sistematike nga mësimdhënësit e saj bëhen prezantime të temave që përkojnë me metodologjitë e reja të mësimdhënies, përvojat dhe hulumtimet e tyre profesionale. Kësaj radhe para anëtarëve të këtij departamenti, mësimdhënësja e Gjuhës shqipe znj. Violeta Pllana Elezi prezantoi pjesë nga studimi i saj kërkimor “Diskriminimi gjuhësor ... Read More »

DRENI , SKIJATORI 14-VJEÇAR QË PREKU SUKSESIN

2

Dren Spahiu, djaloshi me flokët kaçurrela, nxënës i klasës së 9-të në shkollën “Mileniumi i Tretë” ka prekur një sukses, përveç të qenit i shkëlqyeshëm në mësime, atë të qenit kampion skijimi. Rrugëtimin e tij e filloi nё moshёn 11-vjeçare duke skijuar pёr herё tё parё nё sezonin e fundit tё vitit 2015. Sezonin e  parё tё vitit 2016 Dreni ... Read More »

JAVA E GJUHËS SHQIPE

viber image 2019-04-17 , 11.44.54

Kjo javë është Java e Gjuhës Shqipe. Nxënësit e klasave të 6-ta, të 7-ta dhe të 8-ta sot lekturuan një tekst. Teksti ishte me gabime drejtshkrimore, trajta dialektore dhe me probleme të natyrës sintaksore. Për të redaktuar tekstin nxënësit përdorën Drejtshkrimorin (AS 2.0) përmes uordit, Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe online dhe FESH-in. Java do të karakterizohet me aktivitete të ndryshme ... Read More »