Wednesday, 21 August, 2019

Monthly Archives: February 2019

Prezantime e ligjërata të ndryshme në takime të Departamenteve

5

“Vlerësimi” ishte tema të cilën e prezantoi sot z. Shpëtim Kastrati, mësimdhënës i Kimisë, në takimin e Departamentit të Shkencave Matematiko-Natyrore. Tema ishte me mjaft interes për mësimdhënësit sepse aty u shpalosën dhe u diskutuan kriteret dhe mënyrat e vlerësimit të nxënësve sidomos përmes testeve. Si edhe takimet e tjera, edhe ky i sotit u bë me qëllimin e zhvillimit ... Read More »

TURNEU I PAVARËSISË

26

Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në shkollën tonë u organizua finalja e turneut sportiv në ping-pong. Lojërat janë zhvilluar me disa cikle deri në fund dhe nga çdo klasë pati nga dy finalistë, një vajzë dhe një djalë. Finalja pastaj u zhvillua në kuadër të gjeneratës dhe kështu nxënësit finalistë morën medalje duke përmbyllur me sukses këtë aktivitet. Read More »

JA KUSH JANË KAMPIONËT E DIJES

30

Të 12 finalistët tanë u përballën sot në finalen e madhe të garës së dijes dhe luftuan deri në pyetjet e fundit shtesë se cili prej tyre të kapte vendin e parë. Në një sfidë të hapur,  të 12-it, tre për secilën gjeneratë (VI-IX) nuk lëshonin pe, pavarësisht se emocionet e garës e të festës i kishin kapluar. Megjithëkëtë, sipas ... Read More »

Lajmërim

Lajmërohen te gjithë nxënësit e shkollës ”Mileniumi i Tretë”, se për nder të 17 Shkurtit – Festës së Pavarësisë, të hënën  më 18 shkurt nuk do të punohet . Drejtoria e Shkollës ju uron këtë festë te madhe. Read More »

KONCEPTE GJUHËSORE E LETRARE PËRMES FOTOGRAFIVE

3

Ora e Gjuhës shqipe me nxënësit e klasave VIII sot u zhvillua më ndryshe. Nxënësit shpërfaqën kreativitetin e tyre duke e lidhur me dijen rreth koncepteve gjuhësore e letrare, pasi këto të fundit u paraqitën përmes fotografive. Të ndarë në dyshe, ata u përcaktuan për konceptet, hulumtuan në internet për fotografitë dhe më pas i punuan  në projekte në Power ... Read More »

11 DHJETORI

viona

ORA E GJUHËS SHQIPE IMAGJINATË E DREJTUAR SHKRUAN: VIONA REÇICA IX 11 DHJETORI Mjegull. Askush s’pipëtin. Kot përpiqem të shoh dritaret, qenkan mbuluar me një perde të zezë.  Provoj të çohem, por këmbët s’më lëvizin dot. As duart nuk po i ndiej më. Qëkur ti shkove, shumica e netëve më shkojnë kështu.  Nuk  ndiej asgjë, as trupin, as lumturinë, as mërzinë… ... Read More »