Sunday, 22 July, 2018

Daily Archives: June 21, 2018

VIZITË NË FABIRKËN IN DESIGH

A6

Nxënësit e klasës IV-1 ishin në vizitë në fabrikën  In desighn. Ata patën rastin që nga afër të shohin procesin e shtypjes së  fotografive, bluzave si dhe punimin  dhe disenjimin e reklamave 3D me ndriçim. Të gjithë nxënësit u pajisënn me nga një bluzë të ideuar nga vetë ata. Nxënësit e klasës IV-1 dhe mësuesja e klasës falënderojnë prindin  Veronika  Bajqinovci  për mundësinë realizimit të  kësaj vizite. Read More »

PANAIRI 2018

p22

Ndonëse fundvit, në Shkollën tonë nuk mungojnë aktivitetet kurrikulare e ekstrakurrikulare. Dje u mbajt Panairi i shkencave natyrore. Nxënësit në mënyrë të pavarur kanë demonstruar njohuritë e tyre përmes eksperimenteve dhe punimeve të ndryshme  në fizikë, kimi, biologji, teknologji dhe në matematikë. Risi ishte realizimi i matjeve të ndryshme përmes mikrobitit, si: lagështia e ajrit, temperatura, rezistenca elektrike etj. Edhe ... Read More »

DETYRA TË SHTËPISË QË ÇDO NXËNËS DO TË DONTE T’i BËNTE PËR PUSHIME TË VERËS

VIOLETA

Këto detyra të shtëpisë çdo nxënës do të donte t’i bënte  gjatë pushimeve të verës.  Krejtësisht në një formë origjinale e kreative, mësimdhënësja e Gjuhës shqipe dhe e letërsisë, Violeta Elezi, në këtë fundvit u ka dhënë nxënësve të saj në formë të shtypur disa detyra. Sigurisht se reagimet e nxënësve ishin ashtu sikur ajo i ka pritur: befasi e ... Read More »