Monday, 21 May, 2018

Monthly Archives: March 2018

Filluan regjistrimet në klasat 1 dhe 10 për vitin shkollor 2018/2019

baneri_2

Së shpejti fillon regjistrimi i fëmijëve për grup parafillor! Pranohen rezervime për vendet e lira në klasat e tjera (numri i kufizuar) Organizimi i procesit mësimor sipas standardeve më të larta Shërbime profesionale për fëmijë dhe për prindër Qëndrimi në shkollë prej 6-8 orë, varësisht nga mosha dhe nevojat individuale të fëmijëve  Kryerja e pjesës më të madhe të obligimeve ... Read More »

Vizitë në “Labyrinth”

vilab

Nxënësit e klasës XII/2 vizituan qendrën Mediko-Psikoterapike “Labyrinth” në Prishtinë, ku me këtë rast u njoftuan për veprimtarinë dhe aktivitetin e kësaj qendre. Sipas psikologes që fillimisht na uroi mirëseardhje dhe na tregoi më hollësisht se kjo qendwë merret me parandalimin dhe abuzimin e drogave, trajtimin e e sëmundjes së varësisë, si dhe parandalimin e infeksioneve që lidhen me injektimin ... Read More »

Vizitë në “Qendrën Kosovare për Studime Gjinore”

qk11

Nxënësit  e klasës XII-2 bashkë me mësimdhënësen e Sociologjisë Merita Shala vizituan “Qendrën Kosovare për Studime Gjinore” ku me këtë rast u njoftuan më gjerësisht për verprimtarinë e kësaj qendre, histrorikun, vizionin dhe misionin e saj. Poashtu u diskutua për aktivitetet  që organizon kjo qendër, u diskutua lidhur me barazinë gjinore, diskriminimin në vendin  e punës,  ngacmimin seksual, trashëgiminë e ... Read More »

Java e Arkivit të Hapur

13

Nxënësit e klasave IX -1,2,morën pjesë në hapjen e Javës së Arkivit të Hapur, organizuar nga Agjensia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) me rastin e 67-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës. Nxënësit patën mundësi të shohin nga afër punën dhe aktivitetet që bëhen në këtë institucion me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë ... Read More »

JAVA E VLERËSIMIT TË JASHTËM ELEKTRONIK

11

Gjatë kësaj jave në Shkollën tonë u mbajt Java e Vlerësimit të Jashtëm. Është hera e dytë që shkolla aplikon formën online, përmes platformës Google Platforms, ndërkaq si një formë bashkëkohore e vlerësimit tashmë është shndërruar në traditë. Testet hartohen nga ekspertë të fushave, ndërsa nxënësit testohen në një numër të caktuar të lëndëve. Përmes kësaj shkolla merr informata kthyese ... Read More »

Java e Gjuhës Angleze

h5

Në shkollën tonë, si cdo vit u mbajt Java e Gjuhës Angleze. Qëllimi i kësaj tradite është promovimi i gjuhës dhe kulturës angleze. Këtë vit tema ishte “Britons Who Changed the World”. Nxënësit, të ndarë në grupe, gjatë një jave të plotë, kanë hulumtuar, mësuar dhe prezantuar punime për figurat e shquara dhe mbi të gjitha janë inspiruar. Java e ... Read More »

PUNË PRAKTIKE NË ORËN E BIOLOGJISË

b2

Përmes këtyre imazheve ju sjellim çaste nga ora e Biologjisë. Znj. Arta Shala, mësimdhënëse e lëndës, bashkë me nxënësit e klasës X-2 përgatitën preparate të ndërtimit anatomik të rrënjës dhe të kërcellit dhe më pas i vëzhguan në mikroskop. Duke parë rezultatet e punës praktike nxënësit u nxitën të zhvillojmë pastaj një diskutim mjaft interesat e gjithëpërfshirës! Read More »

MOTIVIMI DHE LEXIMI

ag3

“Motivimi dhe leximi” ishte tema për të cilën sot z. Agron Gashi, mësimdhënës i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, prezantoi para pjesëtarëve të Departamentit të Shkencave Sociale. Ai solli përvojën e tij me nxënës e studentë, duke theksuar disa nga mënyrat se si ka arritur të nxisë ata për të lexuar, gjithnjë duke u bazuar edhe te argumentet e emrave ... Read More »

Libri është miku më i mirë i jetës

8

Projekti  “Libri është miku më i mirë” vazhdon të realizohet me sukses në klasat e katërta dhe nxënësit kësaj radhe prezantuan në Power Point librin e tyre të përzgjedhur. Shumë emocion, dashuri dhe kreativitet sollën sot në klasë nxënësit e klasës IV -2 të cilët prezantuan me shumë përkushtim punën e tyre nga autorë të njohur si David Williams, Mary ... Read More »

Dita e numrit Pi

2

Nxënësit e shkollës Mileniumi i Tretë , në orën e matematikës shënuan ditën e numrit Pi. Numri Pi është numër iracional  3.14… ,prandaj dita e këtij numri shënohet më 14 mars . Punimet e prezantuara nga nxënëset e klasës së gjashtë Era dhe Adora, ishin të përgatitura mjaft mirë dhe përmbanin fakte interesante lidhur me këtë numër. Jonila në ëmbëlsirën  ... Read More »