Friday, 24 November, 2017

Monthly Archives: October 2017

Vizitë mësimore në Prekaz dhe Trepçë

13

Aktivitetet jashtëkurrikulare ndihmojnë shumë në mësimdhënien dhe të nxënit, bazuar në arritjen e kompetencave. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nxënësit e klasës IX – 1 dhe IX-2 bënë një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në simbolin e sakrificës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Më pas nxënësit vizituan Muzeun e Kristaleve “Trepça”, muze me vlera të ... Read More »

Libri është i pavdekshëm

6

“Libri është i pavdekshëm”, janë fjalët e Z. Agim Gjakova- gjyshit të shokut tonë të klasës- Benit. Si një shkrimtar i rreth 30 veprave, ai me shumë entuziazëm vizitoi klasën V/1, ku foli për jetën, veprën e tij , për mënyrën se si shkruhen librat dhe rëndësinë e librit për jetën tonë. Ai foli edhe për vështirësitë jetësore që i ... Read More »

Vjeshta në mesin tonë 

l2

Në kuadër të temës mujore ” Vjeshta”, prindja e shkollës Blerta Surroi punoi pemën me gjethe së bashku me nxënësit e klasës I-1. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit u kënaqen shumë dhe shijuan stinën e vjeshtës.   Falënderojmë Blertën për kontributin e dhënë për klasën tonë Read More »

Vizitë në Kuvendin e Kosovës

Në kuadër të vizitave të parapara në lëndët Histori dhe Sociologji, nxënësit e kl.XII 2 vizituan Kuvendin e Kosovës ku u njohën nga afër me sistemin parlamentar të qeverisjes në Kosovë. Shoqëruesi në sallën e Kuvendit të Kosovës i shpjegoi nxënësve, në mënyrë të hollësishme, rolin e parlamentin si bartës i pushtetit legjislativ. Shpjegimi ngjalli kureshtje të madhe tek nxënësit ... Read More »

Familja mes nesh

m3

Familja është gjithçka që kemi. Është vendi i ngrohtësisë, dashurisë dhe sigurisë. Në të gjejmë prehje gjithmonë sa herë të kemi nevojë. Prandaj një pikë magjie të familjes klasat e pesta përpiqen ta sjellin me projektin modular “Familja mes nesh”. Në kuadër të këtij projekti klasa V-2, u vizitua nga nëna e Yllit- shokut tonë të klasës, Znj. Lindita Azizi. ... Read More »

Të gatshëm për testin elektronik të maturës

v17

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për pilotimin e testit të maturës në formë elektronike, shkolla jonë ka siguruar të gjtha pajisjet e nevojshme, bashkë me angazhimin profesional të mësimdhënësit të Informatikës dhe ka bërë të gjtha përgatitjet e mundshme për mbajtjen e testit elektronik të maturës. Pikërisht, sot është testuar ecuria e këtij procesi me klasat e  dymbëdhjeta, proces, ... Read More »

Vizitë në  Klinikën  Gjermane të Syrit

n10

Nxënësit e klasave të katërta gjatë ditës së mërkurë vizituan Klinikën Gjermane të Syrit. Ata u njohën për së afërmi me pajisjet që mundësojnë konstatimin e gjendjes së përgjithshme të syrit, parandalimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme të syrit etj. Të gjithë nxënësit patën rastin që të kryejnë nga një kontrolle rutinë nga doktor Valbon Ajazaj, prindi i nxënësit ... Read More »

VULLNETI MUND GJITHÇKA!

VULLNETI MUND GJITHÇKA!

Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, muaji i vetëdijesimit e i ndërgjegjësimit. Me qëllim të tillë shkolla jopublike “Mileniumi i Tretë” sot organizoi aktivitete të ndryshme. I ftuari special, mjeku, drejtor i Institutit të Onkologjisë, z. Ekrem Hyseni mbajti ligjëratë me karakter vetëdijesues para nxënësve, mësimdhënësve e mysafirëve të tjerë lidhur me diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Me prezencën e tij na nderoi edhe kompozitori z. Florent Boshnjaku, prind ... Read More »

Lexoni  që të jetoni!

D4

Libri është miku jonë më i mirë, është thesar i jetës. Ai na hap dyert drejt universit të pafundmë të dijeve. Mbjellja e dashurisë ndaj librit, është hapi i parë drejt dyerve të urtësisë. Prandaj nxënësit e klasave të pesta, vizituan librarinë “Artini”, ku blenë me shumë entuziazëm libra të ndryshëm. Kjo vizitë u realizua në kuadër të projektit modular ... Read More »