Shpella e Gadimes, Kalaja e Artanës dhe Parku Arkeologjik Ulpiana ishin pikat e ndalesës sonë sot me nxënësit e klasave të shtata dhe të gjashta. Kjo vizitë me karakter mësimor është planifikuar nga mësimdhënësja e Gjeografisë, znj. Zymryte Avdiu dhe znj. Alketa Hasani, mësimdhënëse e Historisë, me qëllim që nxënësit të shohin e të njohin për së afërmi vlerat tona ... Read More »
Monthly Archives: September 2017
Çaste pune gjatë orës së gjuhës angleze në klasat e dyta
Nxënësit mësuan për rëndësinë e riciklimit dhe nga kutitë e këpucëve ndërtuan dhoma, të cilat i emëruan në gjuhën angleze. Produktin final – një shtëpi përplot dhoma – e shfrytëzuan për të luajtur role në mënyrë që të praktikojnë dialogje në gjuhën angleze. Read More »
Njeriu dhe Libri janë të gjallë…
Gjyshi, Ymer Berbati ishte në mjedisin e klasës V/1. Ai dha këshilla shumë të rëndësishme për librin dhe jeten. Vizita e tij u realizua në kuadër të projekteve modulare për Librin. ” Njeriu dhe Libri janë të gjallë ” ishte njëra nga shumë porositë që na e tha gjyshi Ymer. Jemi shumë falënderues për gjyshin plot jetë e gjallëri për ... Read More »
Vizitë e klasave të pesta në Arkivin Shtetëror të Kosovës
Nxënësit e klasave të pesta, sivjet për herë të parë kanë filluar të mësojnë lëndën e Historisë. Në kuadër të kësaj lënde, nxënësit kanë mësuar edhe për llojet e burimeve, në të cilat mbështeten historianët për shkrimin e historisë. Një lloj i këtyre burimeve janë burimet e shkruara (dokumentet), të cilat ruhen nëpër arkiva. Prandaj sot, u realizua vizita në ... Read More »
Java e ligjëratave edukativo-psikologjike
Si zakonisht, edhe këtë vit filloi java e ligjëratave edukativo –psikologjike me nxënësit e klasave I-V. Gjatë kësaj jave në shkollën tonë do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të informimit të nxënësve me temat përkatëse : Klasat e para – Higjiena personale Klasat e dyta – Shëndeti im Klasat e treta – Ne po rritemi Klasat e katërta ... Read More »
Nxënësit e klasave të para dhe të dyta mësojnë për dhëmbë më të shëndoshë
Në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në shkollë u zhvilluan aktivitete me qëllim të informimit të nxënësve mbi shëndetin oral. Stomatologu Xheladin Ujkani tregoi rëndësinë e shëndetit oral dhe ushqimeve të shëndetshme që ndikojnë në ruajtjen e dhëmbëve. Nxënësit u kënaqën dhe ishin falënderues për mbajtjen e aktivitetit. Read More »
Këndshëm lexojmë, mbajmë orën mësimore
Në freskinë e mëngjesit, klasat e pesta lexuan dhe komentuan tekstin “Telashet e Katerines”. Read More »
Përdorimi i TIK-ut për të avancuar nxënien dhe cilësinë e jetës së përditshme
Në lëndën e Informatikës, java ka filluar duke plotësuar kompetencën për punë dhe jetë. Nxënësit janë duke përgatitur CV-të e tyre dhe duke i prezantuar ato. Read More »
RISITË VAZHDOJNË NË SHKOLLËN “MILENIUMI I TRETË”
PANAIRI I HAPUR I LEXIMIT Sot, më 8 shtator, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit u realizua Panairi i Hapur i Leximi, një aktivitet që organizohet për herë të parë jo vetëm në shkollën tonë, por në tërë Kosovën. Të gjithë nxënësit e shkollës, nga klasa I-XII u angazhuan në aktivitetin e leximit të librit, të komentimit të tij, ... Read More »