Për herë të parë në Kosovë, shkolla jonë aplikon një vlerësim të jashtëm online, të cilin e mundëson platforma elektronike Google Platforms. Përmes këtij vlerësimi, nxënësit testohen në pjesën më të madhe të lëndëve, dhe Shkolla, së bashku me mësimdhënësit e saj, marrim një informatë kthyese më objektive, meqë testin e përpilojnë ekspertë të fushës, të cilët nuk janë pjesë ... Read More »
Monthly Archives: March 2017
Në shtypshkronjën Rilindja dhe shtëpinë botuese Libri shkollor
Ne, klasat e katërta, realizuam vizitën mujore, në objektin e shtypshkronjës “Rilindja” dhe shtëpisë botuese “Libri shkollor”. Patëm mundësinë të shohim nga afër objektin e punës së shtypshkronjës 40–vjeçare “Rilindja” dhe t’i prekim makineritë, që kanë kryer aq shumë punë përgjatë këtyre viteve. Ishte kënaqësi dhe ne mbetëm të mahnitur nga historiku i objektit, shtypjes së gazetës së parë në ... Read More »
Vizitë shoqërore në Fushë Kosovë
Nxënësit e klasave të pesta vizituan çerdhen e fëmijëve të themeluar nga organizata “The Ideas Partnership” në Fushë Kosovë. Kjo vizitë hyn në vazhdën e vizitave dhe aktiviteteve që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren në kuadër të projektit “Kosovision Contest”. Kësaj radhe, qëllimi i vizitës ishte shoqërimi i nxënësve tonë me fëmijët e çerdhes. Kjo u realizua përmes leximit ... Read More »
Paraqitje e shkëlqyeshme e lojtarëve të KF, M3 në lojën miqësore me ASK-n!
Pranvera erdhi në shkollën tonë
Nuk ka lule më të bukur se buzëqeshja dhe hareja e nxënësve tanë! Me shumë dashuri, nxënësit e shkollës ”Mileniumi i Tretë“ filluan punimet për zbukurimin e shkollës me rastin e ardhjes së pranverës, stinës më të dashur të tyre. Me fytyra të buzëqeshura dhe plot gëzim i dhanë hijeshinë kësaj stine. Me duart e tyre të arta ata zbukuran ... Read More »
Vizitë në televizionin “Klan Kosova”
Nxënësit e klasës së XII/2, duke shprehur interesimin e tyre se si funksionojnë mediat në Kosovë, vizituan televizionin ‘Klan Kosova”. Ata, të shoqëruar nga mësimdhënësja e Sociologjisë, u mirëprtitën nga drejtori i infomacionit z. Gazmend Syla. Gjatë kësaj, vizite nxënësit u njoftuan për së afërmi për mënyrën se si funksionon ky medium. Më këtë rast z. Syla i informoi ata për themelimin ... Read More »
Njoftim
Të nderuar prindër, Ju njoftojmë se Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo” do të mbahet nesër, më 18.03.2017. Nxënësit pjesëmarrës në garë duhet të paraqiten në shkollë në ora 10.45. Testimi fillon në ora 11.30 dhe përfundon në 13.00. Ju lusim që fëmijët të vijnë me kohë në shkollë, sepse prej 10.45 – 11.30 do të jepen sqarimet dhe do të ... Read More »
Në kuadër të klubit “M3 Coders” nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta i testojnë aftësitë e tyre përmes testeve elektronike
Nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta njihen për së afërmi me laboratorët e rrjetave kompjuterike
Në kuadër të aktiviteteve në lëndën e Informatikës nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta së bashku me mësimdhënësin Valmir Sadiku vizituan qendrën e trajnimeve AUK TDI, e cila është pjesë e RIT Kosovo. Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë që t’i shohin konkretisht disa nga pajisjet, të cilat përdoren për krijimin e rrjetave kompjuterike dhe mundësojnë edhe shpërndarjen e internetit. Shkolla ... Read More »
Arti i fjalës e lojës frymëzim i nxënësve të “Mileniumi i Tretë” për edukim estetik
Sot, në shenjim të Ditës së Mësuesit e të nxitur nga vepra e Molierit, por edhe të ujitur me dashuri për artin nxënësit e shkollës sonë performuan me shfaqjen “Koprraci” në Teatri i Babës. Të pranishëm, përveç mësuesve të tyre ishin edhe prindërit e bashkëshkollarët duke u ngazëllyer me talentin e nxënësve të klasës së XI-të të drejtimit Shoqëror. Padyshim ... Read More »