Wednesday, 22 November, 2017

Monthly Archives: October 2016

Përgatitim sallatë frutash së bashku

IMG_9295

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që organizohen në shkollën tonë, nxënësit e klasës III-1 së bashku me prindin Vlora Mehmedi përgatitën një sallatë të shijshme, me përbërës fruta të ndryshëm. Nxënësit e klasës III-1 falënderojnë prindin Vlora Mehmedi për kënaqësinë që solli me përgatitjen e sallatës. Read More »

Vizitë në bazën e KFOR-it  në Prishtinë

IMG_0326

Klasa III-2 realizoi vizitë me karakter mësimor në bazën e forcave të KFOR –it në Prishtinë. Vizita ishte e ndërlidhur me projektet  modulare “Jemi miq me të gjithë”. Vizita u realizua me ndihmën e znj. Ermira Hatipi, prind i klasës. Në bazën e KFOR-it nxënësit panë një simulim te zjarrfikësve, mënyrën se si shpëtohet një njeri i mbetur në zjarr ... Read More »

Bota televizive në klasën tonë

f12

Në klasën tonë,  IV/2, në kuadër të bashkëpunimit me prindër për projektet modulare kësaj here ishin prezentë prindërit e nxënësit dhe shokut tonë të klasës Yllit, znj. Lindita Azizi dhe z. Bashkim Rudari, të cilët na shpalosën shumë informacione për  punën në Radio Televizionin e Kosovës, institucionin në të cilin zhvillojnë profesionet e tyre. Nëna e Yllit, znj. Lindita, na ... Read More »

Këshilla me vlerë nga mjeku i syve, dr. Afrim Shabani

IMG_5054

Përdorimi i tepruar i teknologjisë  dëmton sytë Argëtimi përmes pajisjeve kompjuterike, telefonave dhe televizionit është një trend i përfaqësuar në masë edhe nga fëmijët shqiptarë. Madje në pjesën dërmuese të rasteve vetë prindërit janë ata, që përmbushin tekat e fëmijëve të tyre, duke i lejuar që të qëndrojnë me orë të tepruara para lojërave kompjuterike apo stacioneve televizive, pa menduar ... Read More »

Ligjëratë për ushqime të shëndetshme

IMG_0389

Për nxënësit e klasave të treta ishte një ditë e veçantë. Ata patën rastin të dëgjojnë  një ligjëratë lidhur me ushqimet e shëndetshme-pjesë e projekteve modulare. Ligjëratën e mbajti prindi z. Zeqirja Kadrija në bashkëpunim me pjesëmarrësin e MasterChef Albania z. Nol Mala. Ata informuan nxënësit për llojet e ndryshme të ushqimeve qe janë te shëndetshme dhe vitaminat qe  përmbajnë ... Read More »

Kujdesi shëndetësor në situata emergjente

IMG_4976

Kudo që të jemi, në shtëpi, në shkollë, në rrugë, në pyll ose në liqen, mund të na ndodhin aksidente, andaj ndihma e shpejtë është kujdesi i parë që ne i japim një personi të lënduar. Këto ishin disa nga informacionet që morëm në ligjëratën e mbajtur nga prindja e klasës IV/1, znj. Fexhrije Shehu, nëna e shokut tonë Engjëllit. ... Read More »

Vizitë në shtypshkronjën “In Desing”

IMG_2905

Nxënësit e klasave të para këto ditë filluan t’i mësojnë shkronjat  dhe numrat. Të ftuar nga  prindërit e klasës I-1, Veronika Bajçinovci  dhe Arianit Dërguti, vizituam shtypshkronjën “In Desing’  për  të parë procesin e  shtypjes së shkronjave  dhe të  numrave. Falënderojmë prindërit për  bluzat dhe dhuratat e përgatitura për fëmijët e në veçanti  për pritjen e ngrohtë.   Read More »

Respektimi i rregullave dhe ligjeve

1

Ligjëratë e dobishme  nga juristja Aida Rexhepi Ne, nxënësit e klasës IV/1 që nga klasa e parë kemi mësuar për rregullat në klasë, i kemi bërë vetë rregullat e klasës dhe jemi munduar që t’i respektojmë ato dhe t’ua dimë rëndësinë.  Ndërsa, këtë javë, në kuadër të projekteve modulare mësuam më shumë jo vetëm për rregullat, por edhe për ligjet ... Read More »

T’i fuqizojmë sot që nesër të jenë të suksesshme!

P16

Kjo është porosia të cilën e përcjell drejtoresha e shkollës, Afrore Lila sot në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, te të gjithë prindërit, mësimdhënësit, nxënësit e Shoqëria për nxënëset – vajza. Megjithëse sot përpiqemi të jemi pjesë e barabartë në shoqërinë demokratike, duket që në kontekstin kosovar akoma të ketë nevojë për fuqizimin e vajzave drejt zhvillimit të tyre të suksesshëm ... Read More »