Friday, 15 December, 2017

Monthly Archives: October 2016

Udhëtimet me klasën me autorizimin  e prindërve

f1.

Ne, fëmijët kemi shumë dëshirë të udhëtojmë dhe të vizitojmë vende të ndryshme. Këto udhëtime i bëjmë me prindërit ose të afërmit tanë. Por, neve na pëlqejnë shumë edhe udhëtimet me klasën dhe për të udhëtuar bashkë, pa prindërit, ne duhet të marrim autorizimin e prindërve. Prindërit me marrëveshje e autorizojnë mbikëqyrjen e fëmijëve të tyre për ditë të caktuara ... Read More »

Të jesh në këpucët e tjetrit

IMG_3538

Data 21.10.2016 ishte e veçantë për klasat e katërta dhe të pesta të shkollës sonë. Ata panë ekspozitën “Pa drita” në Muzeun e Kosovës. Ishte ekspozitë ku fëmijët preknin eksponatet për t’i “parë”, pasi që ato ishin të ekspozuara në një hapësirë të errët. Ekspozita i dedikohej personave të verbër dhe kishte për qëllim t’i bëjë njerëzit të ndjejnë se ... Read More »

Shpërfaqje e talentit, kreativitetit dhe punës grupore në Mësimin e Bazuar në Projekte

IMG_6361

Hulumtim, organizim në grupe, shpërfaqje e ideve për tema ndërlëndore, të gërshetuara natyrshëm e bukur, sipas dëshirave të nxënësve. Një javë ndryshe, javë në të cilën nxënësit në grupe i udhëheq koordinatori i grupit dhe ndan detyrat sipas marrëveshjes. Nxënësit me zell dhe vullnet për të qenë sa më të suksesshëm garojnë për produktet finale. Në fund, puna e tyre ... Read More »

Ftesë

Të nderuar prindër, Ju njoftojmë se sot, në ora 9.00, hapet Ekspozita e Javës së Projekteve e cila do të jetë e hapur deri të mërkurën, më  2.11.2016. Ju ftojmë të na vizitoni! Read More »

Njoftim

Njoftim

Të nderuar prindër, Ju njoftojmë se për shkak të përfundimit të Javës së Mësimit të Bazuar në Projekte dhe prezantimit të projekteve, nesër, më datë 28.10.2016, të gjithë nxënësit e klasave 6-12 përfundojnë mësimin në ora 14.00. Read More »

 Nxënësja Adea Ahmeti e suksesshme edhe në sportin e notit

Adea3

Jo vetëm që është nxënëse e zellshme dhe  e suksesshme në mësime, zellin dhe sukseset Adea e klasës sonë, IV/2 i vazhdon edhe në sportin e notit. Ajo në kampionatin e parë të notit, organizuar nga Federata e Notit të Kosovës, mori çmimin e dytë në kategorinë e pionierëve.  Dhe, për këtë, jemi të gëzuar të gjithë, por gëzimin më ... Read More »