Friday, 15 December, 2017

Monthly Archives: April 2016

Njoftim

Të nderuar prindër, Ju njoftojmë se të hënën, më 02.05.2016, sipas kalendarit të festave zyrtare të Republikës së Kosovës, nuk do të punohet për nder të Festës së Pashkëve Ortodokse dhe Ditës Ndërkombëtare të Punës. Me respekt, Shkolla “Mileniumi i Tretë” Read More »

Ta njohim të kaluarën dhe traditën tonë

Klasat e treta vizitë muzeut Etnologjik të Prishtinës S’ka më mirë se sa ta duash vendin tënd, ta vlerësosh traditën dhe të kaluarën tënde. Kështu na kanë mësuar mësueset tona dhe këtë e kuptuam edhe më mirë pasi vizituam Muzeun Etnologjik në Prishtinë. Nga drejtuesit e Muzeut morëm shumë informacione, kuptuam që muzeun e vizitojnë shumë vizitorë. E vizitojnë edhe ... Read More »

Shtëpia botuese Albas prezanton librat mësimorë elektronikë para nxënësve

2-DSC_0015

Me zhvillimin e teknologjisë dhe trendëve për zhvillimin dhe praktikimin e mësimit elektronik nëpër vendet e zhvilluara edhe shkolla jonë është në vazhdën e përdorimit dhe zbatimit të vazhdueshëm të risive. Kësaj here, ne pritëm përfaqësues të shtëpisë botuese Albas nga Tirana, me përfaqësi edhe në Prishtinë. Njohës dhe ekspertë të metodologjive të mësimdhënies nga shtëpia botuese në fjalë, prezantuan ... Read More »

Parandalimi i ngacmimeve seksuale në institucionet shkollore

4-p4

Në shkollën jo publike, “Mileniumi i Tretë”, kishim nderin dhe kënaqësinë që në kuadër të kampanjës së Policisë  së  Kosovës  lidhur me temën: “ Parandalimi i ngacmimeve seksuale në institucionet shkollore” të mbahet një ligjeratë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me mësimdhënësen e lëndës Edukatë Qytetare. Qëllimi i  ligjeratës ishte sensibilizimi i nxënësve të shkollës  jo publike ... Read More »

Një orë mësimore në laboratorin e biologjisë

Nxënësit e klasave të katërta,  në lëndën njeriu dhe natyra,  gjatë kësaj periudhe kanë mësuar për mikroskopin dhe qelizat.  Që të informohen më shumë, arsimtarja e biologjisë  Arta Shala , përgatiti një orë shumë atraktive për nxënësit . Fëmijët patën rastin  ti praktikojnë në laborator të gjitha ato që i mësuan në klasë.  Falenderojmë arsimtaren Arta për mikpritjen e ngrohtë. Read More »

Hulumtimi i Cambridge University Press

Cambridge University Press ka organizuar një projekt hulumtues ‘Cambridge Schools Corpus’ me qëllim që të përmirësojnë librat që botojnë ata dhe materialet e tjera për të mësuarit e gjuhës angleze. Projekti kërkon grumbullimin e materialeve në shkathtësinë e të folurit nga nxënësit dhe të tjerët. Kjo për qëllim që të shihet se si përdoret anglishtja në jetën e përditshme. Prandaj, ... Read More »

Vizitë në Raiffeisen Bank dhe në sheshin Zahir Pajaziti

Nxënësit e klasave të  katërta sot vizituan bankën Raiffeisen. Në lëndën e edukatës qytetare mësuan për paranë dhe bankat andaj u njohtuan më gjerësisht nga stafi i bankës. Falenderojmë prindin e klasës IV-2, znj. Agata Jashari, për realizimin e vizitës. Për nder të Ditës së Tokës dhe Ditës Botërore të Librit fëmijët u argëtuan me disa aktivitete në sheshin “ ... Read More »

Dita e Tokës

Si zakonisht, edhe këtë vit Dita e Tokës u shënua në shkollën tonë. U zhvilluan aktivitete të ndryshme pastrimi dhe u mbollën lule shumëngjyrëshe në të gjitha hapësirat brenda dhe jashtë shkollës. Read More »

Heroi im

Duke u munduar t’i realizojmë kompetencat kurikulare, ndërlidhshmërinë me lëndët e tjera, në një orë mësimi në lëndën e Historisë, prezantimi i projekteve me temë “Heroi im” u bë më ndryshe se herët e tjera. Prezantimi me anë të roleve e bëri orën më atraktive, nxiti kureshtjen dhe mendimin kritik për njeriun hero dhe trim. Read More »

Vizitë në qytetin antik të Ulpianës

Nxënësit e klasave te 6-ta,  vizituan qytetin e lashtë të Ulpianës. Atje u pritën nga arkeologu i njohur z. Kemal Luci i cili i tregoi  nxënësve për lashtësinë e këtij qyteti, rëndësinë e tij në jetën ekonomiko-shoqërore të botës antike, ndërtesat e rëndësishme të këtij qyteti etj. Read More »