Monday, 18 December, 2017

Monthly Archives: February 2015

PËRRALLAT E GJYSHËRVE

Znj. Lumnije Etemi

Kush janë ata që na duan më shumë se prindërit tanë? Kush janë ata që çdo ditë palodhshëm mendojnë dhe kujdesen për ne? Ata të cilët asnjëherë nuk lodhen, nëse kemi dëshirë të këndojmë, kërcejmë e bërtasim, e për ta kjo është vetëm një lumturi! Ata janë GJYSHJA & GJYSHI ! Gjyshërit janë njerëzit më të këndshëm me të cilët ... Read More »

Olimpiada e matematikës

2015-02-26 14.39.18 HDR

Në Olimpiadën e matematikës të organizuar nga Komuna e Prishtinës, nxënësja e klasës së nëntë Dea Buleshkaj mori Vendin e Dytë. Shkolla i uron Deas suksese të mëtutjeshme     Read More »

Shkolla jonë, testuese e programit ECDL

genci

Sot në shkollën tonë filloi trajnimi profesional i tërë stafit mësimor për ECDL – European Computer Driving License, certifikim i njohur ndërkombëtarisht për përdorimin e kompjuterit. Kohë më parë shkolla jonë është licencuar si Qendër testuese e programeve për ECDL, me 1 mësimdhënës trajner prandaj edhe trajnimi edhe testimi organizohet në nivel shkolle, ndërsa certifikimi do të bëhet nga ECDL ... Read More »

Instrumentistët e vegjël

Art Gashi

Duar të vogla por që krijojnë një atmosferë shumë të këndshme në klasën “ Dielli”. Dikush me kitarë e dikush me piano po luan melodi të bukura për shokët dhe shoqet e klasës. Këta fëmijë e duan muzikën, artin andaj edhe një pjesë të kohës ia kushtojnë këtyre instrumenteve. Read More »

Vizitë në Klinikën e lëkurës “ DermaD”

IMAG4116

Në kuadër të bashkëpunimit dhe me ftesë të doktoreshës znj. Shkëndije Dobruna e cila njëherit është edhe prinde e dy nxënëseve në shkollë, nxënësit e klasave të gjashta së bashku me kujdestaret e tyre ishin për vizitë në klinikën “DermaD” . Qëllimi i vizitës ishte që nxënësit të marrin informata lidhur me mirëmbajtjen e lëkurës. Doktoresha mbajti një ligjëratë për ... Read More »

Orë letrarë për Pavarësinë e Kosovës

D1

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e klasave të larta mbajtën një orë letrare të shoqëruar me pjesë muzikore. Ky program artistik u mbajt në Hapësirën për shumë qëllime Nxënësit që tashmë janë të dëshmuar në artin e shkrimit e sprovuan vetën edhe në interpretimin e tyre, duke lexuar ese me tematika të ndryshme. Niveli përmbajtjesor artistik ... Read More »

Nxënësit e klasëve të para njihen me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si qytetarë

po2

Me nismën e prindit Sami Halimi, njëherësh pjesëtar i Policisë së Kosovës, u mundësua një ligjëratë vetëdijësuese para nxënësve të klasëve të para. Ligjërata u mbajt nga tre policë të Policisë së Kosovës, të cilët i njohën fëmijët me uniformën e një polici, pajisjet policore, rolin e tyre për shoqërinë, numrin e telefonit të cilin duhet ta thërrasin në rast ... Read More »

Njoftim

Njoftim

Ju njoftojmë se nesër, më 16.02.2015 nxënësit e klasave VI-XII mbarojnë mësimin në ora 14.00. Nxënësit kthehen në shtëpi me transportin e shkollës. Drejtoria e shkollës jua uron Pavarësinë e Kosovës duke ju dëshiruar festë të këndshme në familjet e Juaja!   Read More »

Emails to pen friends

IMG_8371

5th grade students learned how to write an e-mail to their new pen friends during our English classes. After writing their first drafts in class, we went to the computer lab and the students wrote their emails in Edmodo. Afterwards they also played games which help them improve their English. Read More »