Friday, 21 September, 2018

Lajmet

Ligjëratë rreth higjienës së duarve

Ligjëratë rreth higjienës së duarve

Me rastin e ditës botërore të lajres së duarve, më datë 15.10.2014, infermierja e shkollës, znj. Fexhrije Shehu, mbajti para nxënësve të klasave të para një ligjëratë vetëdijësuese. Ligjërata përmbajti këshilla rreth shkaqeve të mbajtjes së higjienës së duarve, kohës së pastrimit të tyre dhe mënyrës së pastrimit korrekt të duarve, gjë që infermierja e praktikoi bashkë me fëmijët. Read More »

Shëtitje në qytetin e Pejës

Patriarkana e Pejës

Të premten, më 10 Tetor 2014, nxënësit e klasave të nënta realizuan shëtitjen me karakter mësimor në kuadër të lëndës së historisë dhe gjeografisë në qytetin e Pejës. Nxënësit u shoqëruan nga udhërrëfyesit kulturor të shoqatës “Rugova Experience”. Nxënësit patën rastin të vizitojnë pikat e ndryshme kulturore, të informohen dhe të diskutojnë rreth tyre, e më pas të pushojnë afër ... Read More »

Aktivitete vetëdijesimi e lojëra për Ditën Botërore të Vezës

Aktivitete vetëdijesimi e lojëra për Ditën Botërore të Vezës

Dita Botërore e Vezës festohet çdo vit, të premten e dytë të muajit tetor. Në këtë ditë organizohen aktivitete të ndryshme në shumë vende të botës, për të shënjuar vlerat ushqyese që kanë vezët. Për nder të kësaj dite, të premten me datë 10.10.2014, në shkollën tonë u shënjua kjo ditë. Që nga ora e parë, mësimdhënësit, në orët mësimore ... Read More »

Ligjëratë për vetëdijesimin kundër kancerit të gjirit

Ligjëratë për vetëdijesimin kundër kancerit të gjirit

Sot në shkollën tonë u mbajt një ligjërate për vetëdijesimin e popullatës kundër kancerit të gjirit. Ligjërata është mbajtur nga Dr. Ekrem Hyseni – onkolog nga Klinika e Onkologjisë në QKUK për nxënëset e gjimnazit. Qëllimi i ligjëratës ishte sensibilizimi i të rejave për luftën kundër kancerit të gjirit dhe ndikimi që atom und ta kenë në rrethin ku jetojnë. ... Read More »

Njoftim

Njoftim

Njoftohen të gjithë prindërit e nxënësve të klasave VI-XII se me rastin e festës së Kurban Bajramit, sot me datën 3.10. 2014 nxënësit e këtyre klasave përfundojnë mësimin në orën 14.00. Gjithashtu njoftohen të gjithë prindërit e shkollës se të hënën me datë 6.10. 2014 nuk mbahet mësim për nder të festës. Shkolla ju uron të gjithë besimtarëve myslimanë festën ... Read More »

Më afër me njerëzit e moshuar

Më afër me njerëzit e moshuar 1

Që të mos harrojmë dhe të jemi falenderues për të moshuarit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” në mënyrë mjaft humane vizituan shtëpinë e të moshuarve. Kjo nismë e marrë nga arsimtarët dhe nxënësit u përcoll me shumë vullnet dhe dëshirë. Me fondin e grumbulluar nga nxënësit e shkollës u blenë disa ... Read More »

Solidariteti i nxënësve në vepër

Solidariteti i nxënësve në vepër

Edhe këtë vit u bë zgjedhja e kryesisë së re të Parlamentit të Nxënësve të shkollës sonë, kryetare e së cilës u zgjodh me shumicë votash, nxënësja e klasës 12—1, Andra Dauti. Pikërisht, më datën e njëjtë, 1. 10. 2014 dhe në prag të festës së Kurban Bajramit, doli nisma e parë qëllimmirë nga parlamenti i nxënësve për të qenë ... Read More »

Vizita në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

VIZITA  NË  AEROPORTIN  NDËRKOMBËTAR   TË PRISHTINËS  “ADEM JASHARI”

Më datë 30.09.2014 nxënësit e klasave të treta dhe klasa IV-3, në kuadër të temës së projekteve modulare “Mjetet e komunikacionit”, vizituan aeroportin ndërkombëtar. Nxënësit u njoftuan me procedurat që duhet të respektojnë pasagjerët e këtij aeroporti, po ashtu ata panë për së afërmi punën e punonjësve të këtij institucioni. Ishte kënaqësi për fëmijët të takojnë njerëz me profesione të ... Read More »

Vizita në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Pjetër Bogdani”

Vizita në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Pjetër Bogdani”

Më datë 26.09.2014 klasat e dyta në kuadër të temës mujore, vizituan Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës . Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën rastin të njihen me ambientin fizik të një biblioteke universitare, me mënyrën e anëtarësimit dhe me rregullat që duhet patjetër t’u përmbahemi që nga momenti kur futemi në bibliotekë si dhe me pasurinë e bibliotekës. Me ... Read More »

Më shumë njohuri për Programin Zhvillimor të Kombeve të bashkuara (UNDP-në)

Më shumë njohuri për Programin Zhvillimor të Kombeve të bashkuara (UNDP-në)

Nxënësit e klasës VII-2 vazhdojnë traditën e vizitave, të cilat ata i bëjnë me qëllim që të jenë më afër kërkesave të kohës. Më 26. 9. 2014, në kuadër të bashkëpunimit me prindër dhe me ftesën e prindit të klasës znj. Marta Gazideda, nxënësit të entuziazmuar, vizituan njësitë kryesore të Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara me seli në Prishtinë. ... Read More »