Monday, 25 June, 2018

Author Archives: Valmir Sadiku

Prezantimet në Departamente

indi1

Në vazhdën e aktiviteteve të Zhvillimit Profesional me Bazë në Shkollë, mësimdhënësja Indira Ibrani mbajti prezantim me temën “Shkrimi kreativ” për kolegët e Departamentit të gjuhëve të huaja. Read More »

Prezantime e ligjërata të ndryshme në takime të Departamenteve

merita

“Puna eksperimentale” ishte tema të cilën e prezantoi sot zonjusha Janina Xërxa, mësimdhënëse e Kimisë, në takimin e Departamentit të Shkencave Matematiko-Natyrore. Tema ishte me mjaft interes. Si edhe takimet e tjera, edhe ky i sotit u bë me qëllimin e zhvillimit profesional dhe bashkëveprimit ndërmjet mësimdhënësve të shkollës sonë. Read More »

MARSI, MUAJI I HERONJVE E I HEROINAVE

8

7 Marsi, kjo ditë historike për kombin, u shenjua edhe në shkollën tonë. Me orë letrare, me prezantim projektesh kjo ditë mori karakterin e festës, duke sjellë në kujtesë pishtarët e arsimit shqip, ata që për të parën herë hapën portën e dijes, shkollën e parë shqipe në Korçë. Këto ditë kemi kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ... Read More »

Prezantime e ligjërata të ndryshme në takime të Departamenteve

3

Në kuadër të Zhvillimit Profesional me Bazë në Shkollë, po mbahen prezantime e ligjërata të ndryshme në takime të Departamenteve, nga kolegët për kolegët. Këtë herë, në Departamentin e gjuhëve të huaja, patëm rastin të dëgjojmë një prezantim të përgatitur nga mësimdhënësja e psikologjisë dhe gjuhës angleze, Nerxhivane Haziri Gjukaj për emocionet, motivimin dhe ndërlidhjen në mes tyre. Read More »

Fjala e rastit për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

5

E nderuar drejtoreshë e shkollës, znj. Afrore Lila, të nderuar prindër, ju të respektuar mësimdhënës, nxënës të dashur, të gjithë ju të pranishëm, Mirë se keni ardhur në këtë organizim festiv për nder të 10-Vjetorit të shtetësisë së Kosovës! Shkurti i ftohtë i dhjetë viteve më parë neve na pati ardhur aq i ngrohtë, duke vulosur një herë e përgjithmonë ... Read More »

HAPET EKSPOZITA “10 VJET SHTET”

3

Në shenjim të 10-vjetorit të shtetit tonë, nxënësit kanë mbushur muret e shkollës “Mileniumi i Tretë” me punime të ndryshme. Ardhja e festës është ndier gjatë tërë javës, mirëpo sot ekspozita për 10-vjetorin e Pavarësisë u plotësua me të gjitha punimet nga orët e historisë, duke krijuar kështu një pamje të këndshme në të gjitha hapësirat e shkollës. Read More »

Orë letrare për nder të 10 Vjetorit  të Pavarësisë

11

Klasat e pesta mbajtën orë letrare për nder të 10 Vjetorit të Pavarësisë.  Nxënësit shkruan poezi, ese, tregime për shtetin tonë dhe me shumë dashuri ata lexuan para shokëve dhe shoqeve të gjeneratës. Ora letrare u përmbyll më një ekspozitë të punuar nga nxënësit me porosinë: KOMBI ËSHTË I MADH KUR JEP NJERËZ TË MËDHENJ     Read More »

Njoftim

Njoftim

Të nderuar prindër, Ju njoftojmë se të premten, më 16. 02. 2018, për shkak të Festës së organizuar në Shkollë me rastin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nxënësit do të kthehen nga Shkolla në shtëpi sipas orarit në vijim:           Shkolla Ju uron të gjithë prindërve dhe nxënësve Festën e Pavarësisë së Kosovës! Me respekt, ... Read More »

Udhëtimi nëpër internet

2

Në kohën të cilën po jetojmë, interneti është bërë pjesë e pandarë e jetës sonë. Përmes internetit mund të udhëtosh në kontinente të ndryshme si për lojëra, argëtim, mësim, miqësi e shumë gjëra të tjera. Jo të gjitha informatat  në internet mund të jenë të sakta apo të sigurta. Për këtë qëllim në klasën tonë ishte, daja i shoqës sonë ... Read More »