Saturday, 20 July, 2019

Author Archives: Valmir Sadiku

Vizitë në Fushë Kosovë, në kuadër të projektit Kosovision Contest

Më datë 15.2.2017, klasat e pesta realizuan një vizitë në Fushë Kosovë. Kjo vizitë hyn në kuadër të projektit Kosovision Contest, si aktivitet i parë i tij. Qëllimi i vizitës ishte dërgimi i këpucëve të grumbulluara nga nxënësit e shkollës për fëmijë dhe familje që kanë nevojë për to. Këta fëmijë gjendeshin në kopshtin e fëmijëve në kuadër të organizatës ... Read More »

Turneu i pavarësisë!

DSC_0411

    Për nder të 9-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës  MBAHET TURNEU I PING-PONGUT  Pikërisht për nder të Pavarësisë së Kosovës, në shkollën tonë u organizua finalja e turnet sportiv në ping-pong. Lojërat janëzhvilluar me disa cikle deri në fund dhe nga çdo klasë pati nga dy finalistë, një vajzë dhe një djalë. Finalja pastaj u zhvillua nëkuadër të gjeneratës dhe kështu mësimdhënësit e Departamentit të Shkathtësive ndanë medaljet për kampionët duke përmbyllur me sukses këtë aktivitet.  Read More »

Festa e nxënësve të Shkollës “Mileniumi i Trtetë” për nder të 9-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e mbajtur në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë

20170216_135728

Në përvjetorë të tillë historikë, në këtë ditë feste, ndjesitë rriten, e kur ato bashkohen me vepra të mira, kurorëzojnë sukseset dhe synimin tonë të përbashkët, për një të ardhme më të mirë. Të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për këto ditë të bardha që ne i jetojmë sot,  u jemi përgjithnjë mirënjohës. Ju urojmë 9-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! ... Read More »

“Rilindja Kombëtare” rikthehet fuqishëm në orët e historisë

IMG_6323

Këto ditë orët e historisë në shkollën tonë, konkretisht në klasat e X-ta ishin me përmbajte nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arsimtarja ka ndarë tema të seminareve në grupe, të cilat nxënësit i kanë dorëzuar në word, ndërkaq i kanë prezantuar përmes Power Point-it. Gjithashtu, nxënësit kanë përgatitur edhe hamera, me informacione për ngjarje dhe emrat e përfaqësuesve të kësaj periudhe duke theksuar gjithnjë temën kryesore të saj, dashurinë për atdheun e popullin, evokimin e sëkaluarës historike dhe luftën për çlirimin kombëtar. Këto orë, përveç karakterit mësimor, kanë marrë edhe peshë tjetër, pasi në to janë përfshirë forma të ndryshme të punës, si ... Read More »

Vizitë ne bankën NLB

IMG_2806

Të njihemi nga afër me profesionin e ekonomistit. Në kuadër të temave modulare nxënësit e klasave të treta patën rastin të vizitojnë bankën NLB. Gjatë vizitës nxënësit u njohën nga afër me ambientin e bankës, me zyret dhe punën që zhvillohet aty. Për informacionet u përkujdesën punonjësit e bankës dhe veçanërisht prindi i klasës znj.Njomza Krasniqi. Nxënësit ishin mjaft kurreshtarë ... Read More »

Profesioni i mësuesit

IMG_2745

“Një mësues i mirë është si një qiri, ai konsumon vetveten për ti ndriçuar rrugën të tjerëve “ Në klasën III\2 prezent ishte prindi i klasës znj.Lumnie Behrami Aliu e cila mbajti një ligjëratë lidhur me profesionin e mësuesit. Gjatë bashkëbisedimit nxënësit patën rastin të shprehin dëshirat e tyre në lidhje me profesionin e tyre të ardhshëm. Kjo ligjëratë ishte ... Read More »

Keka nga Klan Kosova

IMG_2643

Nxënësit e klasave të treta patën kënaqësinë të dëgjojnë një ligjëratë nga moderatori z. Kreshnik Berisha-Keka. Keka u tregoi nxënësve rreth profesionit të tij me mjaft kënaqësi. Gjatë bisedës ai ishte shumë atraktiv dhe fëmijët u kënaqën tej mase. Për një orë e gjysmë bashkëbisedim, nxënësit mësuan se të jesh i suksesshëm në një fushë si ajo e moderimit apo ... Read More »

JON LATIFI, KRIJUESI I DITËS

jon latifi

Ky është Jon Latifi, nxënës i klasës VI-1, mendjemprehtë e inteligjent. Niveli i njohurive dhe i gjykimeve të tij është i lartë karshi moshës që ka. Sot u veçua në orën e Gjuhës shqipe, duke krijuar këtë poezi.   Nëna Tokë Nëna Tokë, Nëna Tokë, Vezulloftë dielli, lulëzoftë fieri   Nëna Tokë, Nëna Tokë, A na fal dot për këtë ... Read More »

ACT – Think Workshops

DSC_0030

Në vazhdën e bashkëpunimit të shkollës me Institucionet e Arsimit të Lartë brenda dhe jashtë vendit, sot, në Shkollën tonë, u mbajtën dy punëtori me nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta të cilat u realizuan nga ACT – American College of Thessaloniki. Temat e këtyre punëtorive ishin: - Creating Apps using App Inventor, - Promoting and Advertising through Social ... Read More »