Saturday, 16 February, 2019

Author Archives: Valmir Sadiku

PREZANTIM PËR ORGANIZATËN E KOMBEVE TË BASHKUARA ( OKB)

IMG_5856

Javën e filluam me prindin e klasës IV1, Z. Petrit Skenderi. Informata të rëndësishme na tregoi për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë për punën e tij që e ushtron në këtë Organizatë. E gjithë klasa e falënderuan babain e Enios për prezantimin interesant si dhe këshillat e dobishme që iu dha për edukimin dhe arsimimin e ... Read More »

Aktivitetet nga projekti PASCH

Gjatë Video- Workshop-it të mbajtur në Prishtinë nga projekti PASCH nxënësit e shkollës sonë  kanë realizuar dy video me temat “Kosova si shtet multietnik” dhe “Prishtina qyteti im”. Po ashtu në  Workshop-in për Multimedia të mbajtur në Berlin, pjesëmarrës ishin edhe katër nxënës nga shkolla jonë.  Ata së bashku me disa nxënës nga rajoni kanë realizuar një video lidhur me ... Read More »

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë nxënësit e shkollës ”Mileniumi i Tretë”, se për nder të 28 Nëntorit – Festës së Flamurit, të hënën më 28 Nëntor nuk do të punohet . Drejtoria e Shkollës ju uron këtë festë të madhërishme. Read More »

Njoftim

Njoftim

Ju informojmë se me 25.11.2016 nxënësit e klasave 6-9 e përfundojnë mësimin në ora 14:00, për nder të Festës së Flamurit. Shkolla ua uron të gjithë shqiptarëve këtë Festë Kombëtare! Me respekt, Shkolla “Mileniumi i Tretë Read More »

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z.Minxhozi nderon Shkollën “Mileniumi i Tretë” me rastin e Festës së Flamurit

DSC_0039

Sot, në prag të festës së madhe të Ditës së Flamurit, kemi kënaqësinë të ju kemi në mesin tonë, prandaj më lejoni të ju sjellë përshëndetjet më të ngrohta në emër të shkollës “ Mileniumi i Tretë”. Kjo festë, si gjithmonë di të na bashkojë të gjithëve tok që flasim e shkruajmë shqip, jo vetëm në shkolla, por në gjithë ... Read More »

Aktivitete për zhvillimin e të menduarit logjik

IMG_9717

Të menduarit logjik ka një rëndësi të madhe për arritjen e zgjidhjes së situatave problemore në mësim. Në klasën III-1 prezent ishte psikologu Valdet Plakolli.  Z. Plakolli shpjegoi format se si arrihet deri të dhënia e zgjidhjes duke përdorur të menduarit logjik. Krahas kësaj, nxënësit u sfiduan me aktivitete logjike e kreative. Atyre iu ofrua mundësia që të japin zgjidhje ... Read More »

Vizitë në Stacionin Policor

20161104_104452(0)

Policët janë persona shumë të dashur për fëmijët e vegjël. Në moshë të hershme një numër i madh i fëmijëve duan të bëhen policë, duan të kenë kapelë, uniformë, punë në trafik etj. Të vegjëlit e klasave të dyta të shkollës “ Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, vizituan  Stacionin kryesor të policisë në Prishtinë. U njoftuan nga afër me punën ... Read More »